Tavolina e një burri është më e ndotur se një tualet, dhe ç’të themi për tavolinën e një gruaje?
A e dini se tavolina e zyrës mesatarisht ka 400 herë më shumë baktere sesa guaska famëkeqe e WC-së?
Kështu ka treguar një studim i shkencëtarëve të Universitetit të Arizonës.
Ekspertët kanë zbuluar gjithashtu se tavolinat e meshkujve përmbajnë deri në katër herë më shumë baktere të shpërndara në telefon, kompjuter, sirtarë, sepse ata zakonisht kanë tavolina më të mëdha, kështu që një zonë më e madhe është në dispozicion për zhvillimin e baktereve.
Por, anëtarët e seksit më të fortë gjithashtu konsiderohen të jenë më pak të ngarkuar me higjienë, kështu që kjo është arsyeja pse tryezat e tyre janë më pak të pastra, transmeton Telegrafi.
Librat nga biblioteka nuk kanë baktere
Lajmi i mirë për anëtarët e bibliotekës është se librat e huazuar nuk janë një burim veçanërisht i madh i baktereve
Miu, tastiera dhe celulari janë si tualete
Minjtë dhe tastierat kompjuterike, si dhe celularët, gjithashtu kanë 10 herë më shumë baktere sesa dërrasa e guaskës së WC-së. Madje, deri në 90 për qind të zyrave janë plot me mikrobe.
Mikrobet nga zyra janë më të këqija se në kuzhinë
Është gjithashtu interesante që mikrobet në dy zyra në dy qytete të ndryshme janë më të ngjashme se ato në kuzhinë dhe zyra në të njëjtën ndërtesë.
Për më tepër, peshqirët janë zbuluar si një terren i madh për shumimin e baktereve, nga ku ato shpërndahen në gjithë shtëpinë. Prania e baktereve të ndryshme tregohet nga një erë karakteristike, e cila mund të ndjehet pas fshirjes së fytyrës, trupit ose duarve.
Disa baktere mund t’i mbijetojnë temperaturave të ulëta në rrobalarëse, prandaj rekomandohet larja një herë në javë në 90 gradë.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit