Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim anëtarët e komisionit për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë.
Ministrja Haxhiu fillimisht i ka uruar anëtarët e këtij komisioni për emërimin e tyre duke theksuar se çështja e njohjes së statusit dhe kompensimi i ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik, është një nga proceset i cila do të ketë gjithë vëmendjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe si i tillë, në varësi edhe nga rekomandimet tuaja, do të analizohen të gjitha mundësit që ky proces i stërzgjatur të përfundohet sa më parë.
“Për ne njohja e statusit si dhe kompensimi i ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik përveç që është obligim ligjor, është edhe shprehje e vullnetit dhe përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që krahas përmbushjes së këtij obligimi i cili është dashur të përfundojë vite më parë, kësaj kategorie njerëzish të cilët kanë vuajtur nëpër burgjet dhe kazamatet serbe, t’iu njihet statusi i tyre, të ju njihet kontributi i tyre, dhe për më shumë shteti dhe shoqëria jonë, shprehet mirënjohëse dhe falënderuese për kontributin që ata kanë dhënë”, ka thënë Ministrja Haxhiu.
Gjatë takimit, Haxhiu ka shprehur përkushtimin e saj për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme për anëtarët e Komisionit, njëherit ka kërkuar nga ta që brenda afatit 15 ditor të përgatisin një planë, sipas të cilit do të duhet përfunduar ky proces.
Nga ana tjetër, anëtarët e komisionit kanë falënderuar ministren Haxhiu për angazhimin dhe mbështetjen e ofruar dhe janë shprehur të gatshëm për ta finalizuar këtë proces të kamotshëm dhe tejet të rëndësishëm.
Sipas një komunikate të ministrisë, anëtarët e komisionit e njoftuan ministren edhe për sfidat dhe vështirësitë në të cilat ka hasur komisioni, ndërsa ministrja Haxhiut u zotua që të gjitha këto çështje do të adresohen dhe të trajtohen në mënyrë që ky komision të bëjë punën dhe të nxjerrë rezultatet e pritshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë