LAJMI I FUNDIT:

LVV në Shqipëri me aksion kundër pjesëmarrjes së Goran Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë

LVV në Shqipëri me aksion kundër pjesëmarrjes së Goran Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka organizuar një aksion kundër pjesëmarrjes së këngëtarit serb Goran Bregoviq në Festivalin e Birrës në Korçë.

Sipas tyre, aksioni është si kërkesë e 20 shoqatave të familjeve të personave të zhdukur gjatë gjenocidit që Serbia kreu në Kosovë, për anulimin e ftesës së Bregoviqit në këtë festival.

“Aksioni u organizua në solidaritet me 20 shoqatat e familjeve të personave të zhdukur gjatë gjenocidit që Serbia kreu në Kosovë, të cilat kanë kërkuar nga Bashkia e Korçës anulimin e ftesës në ‘Festën e Birrës’ të muzikantit të shumëkontestuar, Goran Bregoviq. Aksioni u zhvillua gjithashtu në mbështetje të bojkotit që shumë artistë shqiptarë nga të gjitha trevat i kanë bërë kësaj feste, pasi Bashkia e Korçës ka refuzuar të anulojë ftesën për Bregoviqin”, thuhet në reagimin e LVV-së në Shqipëri, përcjell Telegrafi.


LVV thotë se Bregoviq, përmes muzikës dhe qëndrimeve të tij, ka shërbyer e shërben të mbulohet nacionalizmi shoven serb.

“Bregoviqi, përmes muzikës dhe qëndrimeve të tij, ka shërbyer e shërben si lëkuara e deles me të cilën mbulohet nacionalizmi shoven serb. Serbia nuk është penduar për krimet e saj, drejtohet nga kriminelë lufte dhe vazhdon të ketë për qëllim ekspansionin e mëtejshëm në rajon me projekte si ‘Ballkani i Hapur’. Për më keq, Serbia kryen sot e kësaj dite spastrim etnik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, vijon njoftimi.

Në fund, LVV kërkon që të ketë ndërgjegjësim për bashkëpunim kombëtar në të gjitha fushat.

“Bashkë i ndamë vuajtjet dhe iu gjendëm njëri-tjetrit gjatë luftës në Kosovë, por edhe më vonë pas tërmetit në Shqipëri e tani gjatë zjarreve që shkrumbuan më mijëra hektarë. Ne kërkojmë ndërgjegjësim e bashkëpunim kombëtar në të gjitha fushat, drejt bashkimit”, përfundon reagimi.

Kujtojmë se muzikanti i shumëkontestuar Bregoviq nuk e ngriti kurrë zërin gjatë aparteidit të Milosheviçit në Kosovë, por e gjeti kohën të organizonte një koncert kundër ndërhyrjes së NATO-s në krah të UÇK-së.

Po ashtu, koncerte të tij janë anuluar nga organizatorë edhe në shtete të tjera të botës, pas qëndrimeve të tij lavdëruese për Rusinë në koncertin e mbajtur në Krimenë e pushtuar nga Rusia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Kalo në kategori