LAJMI I FUNDIT:

Gomez zbulon gjithë historinë e largimit: Gasperini u përpoq të më sulmonte fizikisht, presidenti e përkrahi

Gomez zbulon gjithë historinë e largimit: Gasperini u përpoq të më sulmonte fizikisht, presidenti e përkrahi

Alejandro ‘Papu’ Gomez pretendon se ai u largua nga Atalanta në janar sepse trajneri Gian Piero Gasperini u përpoq ta “sulmonte fizikisht” atë në zhveshtore pas pjesës së parë të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Midtjylland.

Pretendimi, i cili nuk ishte bërë më parë, ndihmon në shpjegimin pse sulmuesi argjentinas u largua papritur nga një klub ku ishte ylli kryesor i skuadrës.

Gomez tha se i kërkoi presidentit të klubit Antonio Percassi një transferim kur Gasperini refuzoi t’i kërkonte falje, por ai pretendoi se Percassi nuk do ta lejonte atë të bashkohej me një klub tjetër të Serie A pavarësisht dëshirës së tij për të qëndruar në Itali.


Të gjitha lajmet rreth Papu Gomez
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Papu Gomez

“Unë nuk iu binda atij në një shenjë taktike. Kishte 10 minuta deri sa të mbyllej pjesa e parë dhe ai më kërkoi të luaja në të djathtë, ndërsa unë po luaja shumë mirë në të majtë. Dhe unë thashë jo”, ka zbuluar fillimisht Gomez për gazetën La Nacion për mënyrën se si filloi polemika.

“Pasi e bëra këtë në mes të lojës, me kamerat … ishte krejtësisht në rregull që ai u zemërua. Unë tashmë e dija se në pjesën e parë ai do të më nxirrte jashtë, dhe kështu edhe veproi”.

“Por, në dhomën e zhveshjes pas pjesës së parë ai tejkaloi kufijtë dhe u përpoq të më sulmonte fizikisht”.

“Kur ka agresion fizik, ai tashmë është i patolerueshëm. Kështu që unë kërkova një takim me presidentin e klubit, Antonio Percassi, dhe i thashë se nuk e kisha problem të vazhdoja, duke pranuar se kisha gabuar: si një kapiten nuk isha sjellë mirë, kisha qenë një shembull i keq duke mos iu bindur trajnerit”.

“Por, unë i thashë presidentit se kisha nevojë për një kërkim falje nga Gasperini”.

Sidoqoftë, ajo falje nuk arriti kurrë, e cila në thelb i dha fund marrëdhënies midis Gomez dhe klubit italian.

“Të nesërmen u mbajt një takim i të gjithë ekipit. I kërkova falje trajnerit dhe shokëve të skuadrës për atë që kishte ndodhur. Dhe nuk mora asnjë falje nga trajneri”.

“Pas disa ditësh i komunikova presidentit se nuk doja të isha në Atalanta duke punuar me Gasperinin. Presidenti më tha se nuk do të më linte të largohesha, se nuk do të më lironte. Lufta filloi dhe kostot ishin për mua që ata më ndanë nga skuadra dhe përfundova duke stërvitur vetëm me rezervat”.

“Ishte e shëmtuar sepse pas shtatë vjetësh ata më lanë të shtrirë, pas gjithçkaje që i dhashë klubit. Ata u sollën keq. Presidenti nuk kishte ‘topa’ për t’i kërkuar trajnerit që thjesht të më kërkonte falje. Ky ishte fundi i gjithçkaje”.

Gomez u drejtohet tifozëve të Atalantës

“Njerëzit nuk e dinë se çfarë ndodhi, kështu që unë po e them tani. Njerëzit do ta dinë të vërtetën tani, dhe ata e meritojnë atë dhe unë e meritoj atë”.

“Nga një ditë në tjetrën, unë u zhduka. Gazetarët ndaluan së pyeturi për mua në Atalanta, as nuk pyesnin ish-shokët e mi të skuadrës. Është sikur të mos kem ekzistuar për Atalantën”.

“Unë mendoj se qëllimi i tyre ishte që të më ngarkonin të gjithë fajin. Dhe e vërteta nuk është ajo. Dhe njerëzit, ndoshta, janë të zemëruar me mua sepse mendohet se nuk doja të vazhdoja në Atalantan, ose besohet se kam preferuar të shkoj në Sevilla për më shumë para. Asnjëra nga ato nuk qëndrojnë. Ishte koha që tifozët të e di të vërtetën”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Përfaqësueset
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ndërkombëtare
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori