LAJMI I FUNDIT:

Pas rritjes së numrit të infektuarve me COVID, Hoti: Ta parandalojmë përkeqësimin e situatës

Pas rritjes së numrit të infektuarve me COVID, Hoti: Ta parandalojmë përkeqësimin e situatës
Foto: Arkiv

Ish-kryeministri i Kosovës,  Avdullah Hoti, ka reaguar pas shifrave të larta të infektuarve sot me virusin COVID-19 në vendin tonë.

Hoti, në një postim në Facebook, tha se pandemia nuk është nën kontroll dhe se jeta e njerëzve është para çdo ahengu.

Ai ka ftuar qytetarët të vaksinohen dhe të respektojnë udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, derisa thotë se pas disa ditësh spitalet do të jenë të mbushura me pacientë.


“Shifra prej 1,765 rasteve të reja me COVID-19 ka thyer çdo rekord që nga fillimi i pandemisë. Sipas praktikës, me këtë shifër ditore të rasteve të reja, pas disa dite spitalet tona do të jenë të mbushur me pacientë. Është në dorën tonë ta parandalojmë përkeqësimin e situatës. Jeta është mbi të gjitha, para çdo ahengu apo ceremonie tjetër. Jeta jonë dhe e familjarëve e miqve tanë varet nga veprimet tona”.

Postimi i plotë i Hotit:

“Të dashur qytetarë,

Shifra prej 1,765 rasteve të reja me COVID-19 ka thyer çdo rekord që nga fillimi i pandemisë. Sipas praktikës, me këtë shifër ditore të rasteve të reja, pas disa dite spitalet tona do të jenë të mbushur me pacientë.

Është në dorën tonë ta parandalojmë përkeqësimin e situatës.

Jeta është mbi të gjitha, para çdo ahengu apo ceremonie tjetër. Jeta jonë dhe e familjarëve e miqve tanë varet nga veprimet tona.

Është e qartë se jemi larg përfundimit të pandemisë. Është e qartë se pandemia nuk është nën kontroll, siç deklaronin përgjegjësit për menaxhimin e pandemisë që, në kundërshtim me çdo normë morale, citonin shifrat e të infektuarve dhe vdekjeve kur e morën mandatin me shifrat pas 100 dite të qeverisjes. Ju patëm thënë atëherë se nuk bëhet politikë me pandemi. Ju themi edhe sot.

Masat duhet respektuar. Udhëzimet e IKSHP-së duhet të merren seriozisht. Me sjellje të kujdesshme, ne e mbrojmë familjen dhe miqtë nga infektimi. Nuk na mbrojnë masat e qeverisë si të tilla, sado strikte që të jenë ato, edhe nëse mbushet rruga me inspektorë e policë në mbikëqyrje të masave. Na mbron sjellja jonë në respektim të atyre masave në ambientet ku jetojmë, punojmë e lëvizim çdo ditë.

Klinikat duhet të përgatiten për pacientët e mundshëm, siç kanë qenë në kohën e Ministrin Zemaj. Furnizimi me oksigjen dhe barna për trajtim të rasteve me covid-19 duhet të jetë i plotë për pacientët spitalorë dhe ata në shtëpi. Ekipet mjekësore dhe infermierët e angazhuar nga Ministri Zemaj duhet të kthehen në punë dhe të jenë në gjendje gatishmërie. Ekipet inspektuese në terren në bashkëpunim me komuna duhet të jenë plotësisht aktiv në dy ndërrime.

VAKSINOHUNI.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori