LAJMI I FUNDIT:

Laporta zbulon shumën që Barcelona ka borxhe, e kalon shifrën e një miliard eurove

Laporta zbulon shumën që Barcelona ka borxhe, e kalon shifrën e një miliard eurove

Barcelona është duke kaluar nëpër një krizë të tmerrshme financiare.

Falë kësaj krize që e ka kapluar gjigantin katalunas, ndodhi edhe largimi i Lionel Messit pasi nuk mund ta regjistronin në La Liga.


Se klubi është në një gjendje të tmerrshme financiare, këtë e ka konfirmuar presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

I pari i katalunasve ka bërë të ditur se borxhi aktual i katalunasve e kalon shifrën e një miliardë eurove.

“Fundi i vitit financiar 2020/21 do të sjellë borxhe prej 481 milionë euro për Barcelonën”, tha fillimisht Laporta.

“Për këtë është bërë auditimi nga Ernst & Young dhe i është paraqitur ligës. Ndikimi i pandemisë është 91 milionë euro për Barcelonën”, deklaroi Laporta.

“Sa i përket pagave të klubit, kjo faturë paraqet 103 për qind të hyrave (617 milionë euro), pra 25-30 për qind më tepër se kundërshtarët tanë. Vlera e klubit është minus 451 milionë euro”.

“Është shumë delitake. Është e nevojshme të dalim me një plan strategjik për tu përkujdesur që kemi një biznes funksional dhe të kemi besimin e kreditorëve tanë. Borxhi i klubit është 1.35 miliardë euro”, ka deklaruar i pari i klubit katalunas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Boks
Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Premier League
Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Premier League
Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Ligue 1
Misteri rreth Mbappes: Nga lëndimi, strategjia e Enriques, dhe momenti i sikletshëm me një femër në Kanë

Misteri rreth Mbappes: Nga lëndimi, strategjia e Enriques, dhe momenti i sikletshëm me një femër në Kanë

Ligue 1
Si mund të luajë Liverpooli nën urdhrat e Arne Slot - formacion pa sulmues natyral

Si mund të luajë Liverpooli nën urdhrat e Arne Slot - formacion pa sulmues natyral

Premier League
Kalo në kategori