LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Austria vazhdon të mbështesë Kosovën

Krasniqi: Austria vazhdon të mbështesë Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, ku kanë diskutuar për miqësinë historike të dy popujve tanë si dhe përkrahjen për fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Krasnqi ka shkruar në Facebook se Austria vazhdon të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat e zhvillimit dhe në rrugën e integrimeve euro atlantike.

“Po ashtu, u dakorduam se bashkëpunimi ynë edhe mund të thellohet edhe të begatohet me përmbajtje të reja, me interes të ndërsjellë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/