Osmani: Shtetasit tanë në Kabul janë të sigurt, janë në proces të evakuimit
Pas përkeqësimit të situatës në Afganistan, Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë aktivitete për mbrojtjen e shtetasve të vet në Kabul.
Ministri Bujar Osmani në paraqitje për media ka njoftuar se shteti nuk ka përfaqësues në Kabul dhe se qytetarët, të cilët janë me punë atje, janë në proces të evakuimit.
Për këtë, ai tha se tashmë ka realizuar kontakte të drejtpërdrejta me përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqisë dhe Katarit.
“50 shtetas tanë tanimë janë përgatitur për të fluturuar nga aeroporti i Kabulit, ku 25 prej tyre janë në terminal – pak para fluturimit me ushtrinë amerikane. 25 të tjerët do të presin fluturimin e radhës dhe për momentin janë duke u regjistruar”.
“Republika e Maqedonisë së Veriut që nga korriku ka tërhequr personelin e vetë ushtarak, diplomatik e civil, që do të thotë se shteti për momentin nuk ka përfaqësues të vetë në Afganistan. Nga e shtuna formova grup të punës për ndjekjen e punëve dhe aktiviteteve në terren për tërheqjen e qytetarëve tanë të cilët janë të angazhuar me punë në Afganistan dhe në çfarëdolloj baze private janë atje. Që nga e shtuna grupi i punës ka ndërmarrë në sërë aktivitetesh për të siguruar asistencë dhe për të siguruar tërheqjen e tyre nga Afganistani”.
“Fillimisht kemi vënë kontakt me kompanitë që kanë marrëveshje me qytetarët tanë, që kanë angazhuar të njëjtit për punë dhe jemi në koordinim me ata. Kemi bërë kërkesë edhe te shtetet që kanë përfaqësi në Afganistan që të bëjnë asistencë në evakuimin e qytetarëve tanë. Një numër i tyre janë përgjigjur dhe kanë thënë se do të marrin parasysh edhe evakuimin e qytetarëve tanë. Personalisht kam kontaktuar edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kolegët e mi në Turqi dhe Katar”, tha Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës
Bedri Hamza: Vizioni ynë i ka rrënjët në punë, sonte filloi një kapitull shprese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles