LAJMI I FUNDIT:

E diela ‘e zezë’ për Guardiolën: As formacioni më i shtrenjtë në histori nuk e shpëtoi nga disfata

E diela ‘e zezë’ për Guardiolën: As formacioni më i shtrenjtë në histori nuk e shpëtoi nga disfata

Manchester City nuk e filloi në mënyrën më të mirë të mundshme mbrojtjen e titullit, pasi pësuan humbje 1-0 nga Tottenham Hotspuri në fundjavën që shkoi.

Citizens dështuan të mposhtin Spurs, që përkundër një mungese të madhe si Harry Kane, ia dolën t’i arkëtonin tre pikë, falë golit nga Heung-min Son.

Kjo ndeshje shfaqi pikat e dobëta të skuadrës që drejtohet nga Pep Guardiola, por edhe milionat e tyre që ishin të pafuqishëm të kalonin një pengesë si Spurs, që kanë dallim të madh në vlerë.


Plot 622 milionë euro (528.9 milionë funte) ka shpenzuar City ndër vite për të afruar të 11 lojtarët e aktivizuar nga minuta e parë nga trajneri spanjoll, ndërsa vlen të theksohet se edhe rreth 353 milionë euro të tjera qëndronin në pankinë, në pritje të momentit të tyre.

Kështu në portë luajti braziliani Ederson Moraes, i blerë për 40 milionë euro nga Benfica në 2017-ën, ndërsa para tij ishin dyshja Ruben Diaz e Nathan Ake, për të cilët City kashpenzuar 110 milionë euro dhe në krah aktivizoheshin Cancelo e Mendy, të cilët kanë kushtuar 1120 milionë euro.

"Dhe, ku është problemi? Unitedi, Arsenali, Milani, Interi...", Pep Guardiola i kundërpërgjigjet atyre që thonë se Man City shpenzon shumë
Lexo po ashtu "Dhe, ku është problemi? Unitedi, Arsenali, Milani, Interi...", Pep Guardiola i kundërpërgjigjet atyre që thonë se Man City shpenzon shumë

Në mesin e fushës, përveç blerjes më të shtrenjtë të historisë së klubit, Jack Grealish që u transferua për 120 milionë euro, luajtën edhe Fernandihno që ka kushtuar 40 milionë euro e Ilkay Gundogan, që është edhe më i liri, i ardhur vetëm për 25 milionë euro.

Sulmi përbëhej nga emra si Sterling, i blerë për 60 milionë euro, Mahrez i afruar nga Leicester për 70 milionë euro dhe Ferran Torres, për të cilin Manchester City shpenzoi 30 milionë euro gushtin e vitit të kaluar.

Mjaft e shtrenjtë ishte edhe pankina, ku ishin ulur emra si Kevin De Bryune, i cili është blerë për shifrën e 65 milionë euro, Rodri që ka kushtuar 70 milionë euro, Kyle Ëalker 60 milionë euro, John Stones 55, Bernardo Silva 55 milionë euro, Aymeric Laporte 68 milionë euro, Gabriel Jesus 35 milionë euro dhe Zinchenko e portieri i dytë Steffen, të cilët kanë kushtuar 13 milionë euro të dy.

Thënë ndryshe, as një organikë që ka kushtuar më shumë se një miliard euro, nuk mjaftoi që City ta niset sezonin me fitore në udhëtim te Spurs dhe të mendosh që Pep Guardiola është ende në kërkim të një sulmuesi me peshë, që mund ta çojë vlerën e skuadrës së kampionit në fuqi rreth 1.5 miliard euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Premier League
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga
Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

La Liga
Kalo në kategori