Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur kandidaturën e kësaj partie për zgjedhjet për kryetar të Podujevës.
Në një postim në Facebook, i pari i partisë më të madhe opozitare në vend ka shkruar se Floreta Zejnullahu do të kandidojë për kreun e Komunës së Podujevës në zgjedhjet e 17 tetorit.
“Me punën e saj, transparente e të pastër mbi të gjitha, Podujeva do të përjetojë ndryshime të mëdha, projekte inovative që sjellin më shumë mundësi për të rinjtë, për vende pune e hapje te biznesit, më shumë sport e kulturë, më shumë barazi. Mbështetja jonë për të do të jetë e pa rezervë”, shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë i Krasniqit:
“Floretë Zejnullahu është personifikim i idealit të familjes së saj prej patriotëve e luftëtarëve për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
Xhaxhai i saj, Heroi Hakif Zejnullahu, ndër të parët, bashkë me Zahir Pajazitin, u ngrit në këmbë për ta larguar shtypjen, që gjeneratat e reja, të gjithë ne, ta përjetojmë lirinë, ta jetojmë shtetin e Kosovës dhe ta ndërtojmë e zhvillojmë atë.
Floreta ka ecur kësaj rruge me krenari, duke u bërë një profesioniste në shëndetësi dhe një aktiviste politike për më shumë mundësi për të rinjtë e të rejat.
Ne jemi krenar që ajo është pjesë e PDK-së tash e sa vjet. Podujeva është krenare me të dhe për dy mandate i ka dhënë mbështetje për të qenë deputete në Kuvendin e Kosovës.
Floreta, me shumë vullnet, do të angazhohet që Podujeva të përjetojë ndryshimin e madh, që e kërkojnë llapjanët. Ajo është kandidatja jonë për kryetare të Podujevës. Ajo edhe do të jetë kryetare e Podujevës.
Me punën e saj, transparente e të pastër mbi të gjitha, Podujeva do të përjetojë ndryshime të mëdha, projekte inovative që sjellin më shumë mundësi për të rinjtë, për vende pune e hapje te biznesit, më shumë sport e kulturë, më shumë barazi. Mbështetja jonë për të do të jetë e pa rezervë”, ka shkruar Krasniqi.
Ndryshe, deri tani përveç Floretë Zejnullahut, kandiaturat për kryetar të Komunës së Podujevës, i kanë konfirmuar Shpejtim Bulliqi (LVV), Ekrem Hyseni (LDK), Besnik Tahiri (AAK) dhe Gazmend Islami (BKD). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çerkini: Të arrestuarit kanë të kaluar kriminale, por nuk kemi prova që kanë lidhje me ISIS-in

Gashi për vdekjen e Papa Françeskut: Humbje e madhe për mbarë njerëzimin

Hetimet për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, Hoxha: Në mesin e të arrestuarve edhe një ish-pjesëtar i FSK-së

Disa të arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik, dyshohet të jenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë jep detaje për operacionin në Kaçanik: Shtatë të arrestuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Aksion i gjerë policor në Kaçanik, bastisje nën dyshimet për lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Maqedonci: Citova kryeministrin kroat për përfshirjen e Bullgarisë në marrëveshjen trilaterale

Kush do të jetë ministrja e parë e kabinetit Rama nëse PS fiton zgjedhjet e 11 majit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas fitores së Gjestit, Xheneta Fetahu: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

“Dje, sot dhe nesër” - Egli poston videon e parë me Gjestin pas daljes nga Big Brother

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres