Dega e studimeve në nivelin Bachelor të Elektroenergjetikës në Universitetin e Prishtinës (UP) nuk u akreditua këtë vit. Nëse ky vendim nuk ndryshon pas ankesave, UP-ja do të mbesë pa akreditim në të gjitha nivelet e studimit në këtë degë.
Kjo degë e studimeve konsiderohet me rëndësi të madhe pasi që prodhon kuadro që mund të punojnë në kompanitë të fushës së energjisë në vend, duke përfshirë Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) që punëson rreth 4.700 punëtorë në fusha të ndryshme të operimit.
Agjencia e Akreditimit të Kosovës, përkatësisht Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC), në mbledhjet e mbajtura më 7 dhe 27 korrik ka marrë vendimin lidhur me akreditimin e programeve të studimit nëpër të gjitha universitetet private dhe publike.
Këto vendime, KShC-ja i merr në bazë të raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët vizitojnë universitetet dhe dalin me raport lidhur me përmbushjen e kritereve të cilësisë.
Në bazë të vendimit që Agjencia e Akreditimit e ka bërë publik, Dega e Elektroenergjetikës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) nuk është akredituar për vitin akademik 2021/22.
Sipas këtij vendimi, në vlerësimin e ekspertëve është thënë se dega e Elektroenergjetikës nga shtatë fushat e standardeve të akreditimit, i përmbush plotësisht dy kapituj, ndërsa pesë të tjerë i përmbush vetëm pjesërisht.
Sipas raportit të ekspertëve, kapitujt që janë vlerësuar se janë të përmbushur pjesërisht janë: Misioni, objektivat dhe administrata; menaxhimi cilësor; përmbajtja e procesit arsimor; hulumtimet shkencore; infrastruktura dhe resurset. Ndërsa si të përmbushura mjaftueshëm janë cilësuar kriteri i studentëve dhe stafit akademik.
Për shkak të këtij vendimi, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike nuk ka hapur konkurs për studentë të rinj për këtë vit akademik.
Megjithatë, dekani i këtij fakulteti, Isak Shabani, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk janë të kënaqur me këtë vendim dhe do të ankohen.
Agjencia e Akreditimit ka bërë të ditur se universitetet “kanë të drejtë të ankimojnë vendimet e KShC-së”.
Sipas këtij institucioni, fillimisht ankesa i drejtohet titullarit që e ka marrë vendimin, në këtë rast KShC-së, pastaj Komisionit të Ankesave dhe në fund ekziston mundësia e ankimimit në gjykatë.
“Degë me interes nacional”
Dega e Elektroenergjetikës në Kosovë, momentalisht nuk ka asnjë nivel të studimit të akredituar.
Përveç nivelit Bachelor që nuk u akreditua këtë vit, niveli Master ka tre vjet që nuk akreditohet në mungesë të tre profesorëve bartës të lëndës (doktor shkence).
As dega e Doktoraturës nuk është e akredituar.
Sipas dekanit Shabani, kjo degë prodhon kuadro që janë shumë të nevojshme për industrinë në Kosovë.
“Nëse në Kosovë është dikush me traditë është elektroenergjetika e cila që 60 vjet ka prodhuar kuadro që kanë mbajtur komplet prodhimin e energjisë, bartjen, shpërndarjen, KOSST-in, KEK-un, të gjitha centralet…”, tha ai.
Edhe Korporata Energjetike e Kosovës që prodhon rrymën me dy termocentrale, e ka parë si shqetësuese këtë situatë.
“Akreditimi i degës së Elektroenergjetikës në FIEK…në nivelin Bachelor për ne nënkupton goditje në ripërtëritjen e domosdoshme të kuadrit të kualifikuar për një operim normal dhe të domosdoshëm në prodhimin e energjisë elektrike dhe qymyrit”, thuhet në një deklaratë të KEK-ut.
KEK-u ka thënë se “stafi kryesor në menaxhimin, mirëmbajtjen dhe operimin e pajisjeve energjetike janë derivat i studimeve nga FIEK, dega e Energjetikës industriale dhe sistemeve energjetike se bashku me atë të prodhimtarisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike”.
“Si rrjedhojë KEK-u nuk mund të paramendohet të funksionojë pa kuadro të FIEK-ut, kjo edhe për arsyen e mungesës evidente të kuadrove të kualifikuara në KEK, si dhe moshës së shtyrë të kuadrove ekzistues nga lëmi i elektroenergjetikës”, thuhet në përgjigjen e KEK-ut.
Megjithëse në vitet e kaluara, Ministria e Zhvillimit Ekonomik kishte premtuar angazhim në shpëtimin e degës së Elektroenergjetikës, zyrtarë të Ministrisë aktuale nuk i janë përgjigjur kërkesës së REL-it për koment lidhur me këtë çështje. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Angelovska-Bezoska: Vlerësimi i FMN-së është se Banka Popullore është shembull i mirë i transparencës
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro
Kostadinovska Stojçevska: Pagat në kulturë janë rritur më shumë se 100% dhe do të vazhdojnë të rriten
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur