LAJMI I FUNDIT:

“Shpresoj se e kuptuat”, Lukaku më në fund vjen me një mesazh për tifozët e Interit pas largimit drejt Chelseat

“Shpresoj se e kuptuat”, Lukaku më në fund vjen me një mesazh për tifozët e Interit pas largimit drejt Chelseat

Romelu Lukaku dërgoi një mesazh për të falënderuar tifozët e Interit pasi u kthye në Chelsea disa vite pas largimit si i padëshiruar.

Reprezentuesi belg është ribashkuar me Chelsean pas shtatë vitesh dhe vetëm dy sezone në Serie A me Interin.


Lukaku ndihmoi Nerazzurrët të fitonin Scudetton e tyre të parë në 11 vjet dhe tifozët nuk ishin të lumtur të shihnin të preferuarin e tyre teksa largohej nga klubi.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Evertonit u ka dërguar një letër tifozëve, duke i falënderuar ata për mbështetjen gjatë kohës së tij në Milano.

Agjenti i Lukaku hap letrat dhe zbulon arsyen e largimit të sulmuesit nga Interi: Drejtorët dhe trajneri luftuan ta mbanin, vendosi pronari
Lexo po ashtu Agjenti i Lukaku hap letrat dhe zbulon arsyen e largimit të sulmuesit nga Interi: Drejtorët dhe trajneri luftuan ta mbanin, vendosi pronari

Më poshtë e keni letrën e Lukakut

Të dashur tifozë të Interit. Faleminderit…

Faleminderit që më doni si njërin prej jush. Faleminderit që më bëtë mua dhe familjen time të ndihemi si në shtëpi.

Faleminderit për mbështetjen e pakushtëzuar dhe dashurinë e përditshme. Faleminderit që më motivuat edhe më shumë pas sezonit të parë.

Kur mbërrita në Inter, menjëherë ndjeva se do të bëja mirë për këtë klub. Dashuria dhe mirëseardhja që mora në aeroportin Malpensa ishte fillimi i një historie të bukur.

Vendosa të mos ju zhgënjej kurrë sa herë që vishja fanellën e Interit. Kam dhënë 100 për qind të vetes çdo ditë, në çdo stërvitje, por veçanërisht në ndeshje, për t’ju bërë të lumtur.

Sezoni i parë përfundoi në mënyrën më të vështirë të mundshme, por ju më dhatë forcën për të vazhduar presionin dhe ne e bëmë atë si ekip, prandaj u bëmë kampionë.

Shpresoj se e kuptoni vendimin tim për t’u transferuar te Chelsea. Është një shans i jetës për mua dhe mendoj se në këtë moment në karrierën time, është shansi që kam ëndërruar gjithmonë.

Një gjë është e sigurt, se unë do të mbetem një Interist përgjithmonë, sepse pa ju nuk do të isha njeriu dhe lojtari që jam sot.

Pra, ju falënderoj nga thellësia e zemrës sime.

Ju dua.

Faleminderit shumë.

Gjithmonë, Forza Inter!

Romelu.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori