LAJMI I FUNDIT:

Salla në Prizren ku bëhet vaksinimi antiCOVID pa energji elektrike, KEDS: Janë dëmtuar kabllot nëntokësore

Salla në Prizren ku bëhet vaksinimi antiCOVID pa energji elektrike, KEDS: Janë dëmtuar kabllot nëntokësore
Foto: Arkiv

KEDS njofton që në sallën “Rexhai Surroi” në Prizren, ku po bëhet vaksinimi i popullatës, energjia elektrike është ndalur pasi kabllot nëntokësore janë dëmtuar nga një kontraktor i Komunës së Prizrenit.

Në njoftim thuhet se ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, e kanë hapur gropën dhe janë duke e sanuar problemin.

“KEDS kërkon nga të gjitha palët punëkryese të jenë më të përgjegjshëm, të marrin hartat paraprakisht të shtrirjes së rrjetit nëntokësor aty ku intervenojnë në infrastrukturë, sidomos në qytete, pasi kjo po afekton qytetarët”, bëhet e ditur.


KEDS thekson se paraqitja e rasteve të tilla është e papranueshme, pasi nga veprimet e atyre kontraktorëve është penguar direkt procesi i vaksinimit të popullatës, që është jetik në këto ditë.

“KEDS kërkon nga të gjitha institucionet që të bëjnë mbikëqyrje më të rreptë të kontraktorëve të tyre në mënyrë që këto raste të mos ndodhin më. Energjia elektrike do t’i kthehet qendrës në kohën më të shkurtër të mundshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori