LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ende duhet të paguajë Messin edhe 39 milionë euro pavarësisht transferimit te PSG

Barcelona ende duhet të paguajë Messin edhe 39 milionë euro pavarësisht transferimit te PSG

Lionel Messi ende ka të drejtë për një bonus të madh besnikërie nga Barcelona pavarësisht largimit nga klubi këtë verë.

Pas fluturimit në Paris për teste mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës së tij të martën, Messi u zbulua zyrtarisht si një lojtar i Paris Saint-Germain para mediave botërore të mërkurën.

Ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me opsion për një vit të tretë dhe raportohet se do të fitojë plot 35 milionë euro në vit pagë neto.


Dhe megjithëse ai ka përfunduar 21 vite të shkëlqyera me Barçën, pas refuzimit të La Ligas për të regjistruar kontratën e tij për shkak të vështirësive financiare të klubit, Blaugranat ende i detyrohet 39 milionë euro golashënuesit të tyre më të mirë të të gjitha kohërave.

Sipas gazetës El Mundo, përmes Colin Millars, kontrata e fundit e Messit me Barcelonën përfshiu një bonus prej 72 milionë eurosh për të shënuar kontributet e tij të pashembullta në klub.

Ish-presidenti Josep Maria Bartomeu, me të cilin Messi nuk kishte një marrëdhënie produktive, organizoi që ajo të paguhej në dy këste të ndryshme.

Shuma e parë do të paguhej në qershor të vitit 2020, ndërsa e dyta një vit më vonë që i bie në verën e këtij viti.

Megjithatë, gjendja tronditëse e klubit, e cila përfshin një borxh prej më shumë se 1.1 miliard funtesh dhe pamundësinë për të regjistruar katër nënshkrimet e tyre të reja, do të thoshte se Messi kishte marrë vetëm 8.5 milionë euro deri në shkurt 2021.

Është e qartë se Barca nuk është në gjendje t’i dorëzojë 39 milionë euro Messit, i cili kishte pranuar një ulje të pagës prej 50 për qind në një kontratë të re që ende nuk i plotësonte rregullat financiare të La Ligas.

Neymar gjithashtu u gjend në të njëjtën situatë kur u largua për në PSG në vitin 2017.

Ai pretendoi se nuk mori një bonus të madh besnikërie që ishte pjesë e marrëveshjes së tij në Camp Nou dhe çështja përfundoi duke shkuar në gjykatë para se të arrihej një marrëveshje.

Duke pasur parasysh dashurinë e tij për Barcelonën dhe dëshirën e tij për t’u kthyer në një kapacitet tjetër, nuk ka gjasa që Messi të ndjekë të njëjtën rrugë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Premier League
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
Arsenali dhe Liverpooli 'në luftë' për yllin e Real Madridit

Arsenali dhe Liverpooli 'në luftë' për yllin e Real Madridit

La Liga
UEFA delegon gjyqtarët për ndeshjen Kosovë - Rumani në Ligën e Kombeve

UEFA delegon gjyqtarët për ndeshjen Kosovë - Rumani në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori