LAJMI I FUNDIT:

Arago Jamal pasi u largua nga Drita, tani zyrtarizohet te klubi azer Sabail FC

Arago Jamal pasi u largua nga Drita, tani zyrtarizohet te klubi azer Sabail FC

Ish-mbrojtësi i Dritës së Gjilanit, Arago Jamal është zyrtarizuar te skuadra azere, Sabail FC.

Jamal ditë më parë u nda me Dritën për t’u transferuar në skuadrën elitare të Azerbajxhanit.


Ganezi ende nuk ka zbarkuar në Azerbajxhan, ndërsa klubi momente më parë e ka bërë zyrtare lajmin.

27-vjeçari ishte ndër më të mirët për gjilanasit në garat evropiane këtë edicion, derisa falë paraqitjeve mbresëlënëse ra në sy të klubit azer.

Ndryshe, Jamal kishte kaluar shumë kohë në futbollin kosovar, ngase para Dritës, ai ka luajtur edhe për Prishtinën dhe Gjilanin. /Telegrafi/