LAJMI I FUNDIT:

Pas zjarrit, Turqia u godit nga reshjet e mëdha të shiut – pasuan përmbytjet në disa zona, uji po “transportonte” disa vetura

Pas zjarrit, Turqia u godit nga reshjet e mëdha të shiut – pasuan përmbytjet në disa zona, uji po “transportonte” disa vetura

Shirat e dendur që goditën krahinën e Bartin, në veri të Turqisë, shkaktuan përmbytje në disa zona.

Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, “përroi i ujit” transportonte automjete, dhe shumë ndërtesa biznesi dhe banimi u përmbytën, si dhe u dëmtuan pjesë të shumta të infrastrukturës.


Shiu filloi në mbrëmje dhe shkaktoi telashe në rrethin e Ulus, dhe qytetet përreth Kumluc dhe Apdipas.

Rruga në Yenihan u shemb për shkak të shiut dhe dy persona të bllokuar në një automjet të prekur nga uji u shpëtuan.

Në të njëjtën kohë, 20 njerëz që ishin në shtëpitë e përmbytura u shpëtuan.

Një situatë e ngjashme preku fshatarët e Zaferit, në rrethin Kumluca, pasi lumi Herkeme doli nga shtrati. Disa automjete dhe ndërtesa u përmbytën, në të cilat vendasit u bllokuan.

Për të ndihmuar, atje janë angazhuar ekipet nga Drejtoria e Rrugëve, Zyra e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD), xhandarmëria dhe ekipet mjekësore.

Guvernatori i Bartin, Sinan Guner tha se thirrjet për ndihmë filluan të mbërrinin tre orë pas mesnate dhe se ata arritën ta bëjnë rrugën të kalueshme.

Guner tha se reshjet e dendura të shiut janë veçanërisht të pranishme në rrethin Ulus dhe se punimet intensive po kryhen në terren për shkak të numrit të madh të urave, rrugëve dhe shtëpive të shembura, kjo është arsyeja pse dëmet materiale janë të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Kalo në kategori