LAJMI I FUNDIT:

Ish-gruaja e Eminemit ka tentuar sërish të bëjë vetëvrasje

Ish-gruaja e Eminemit ka tentuar sërish të bëjë vetëvrasje
(Foto: Gossip Cop)

Ish-gruaja e reperit amerikan Eminem, Kimberly, u përpoq të bënte vetëvrasje më 30 korrik, me ç’rast u shtrua në spital dhe më pas u lëshua të rikuperohej në shtëpi.

Tani për tani, arsyet dhe detajet nuk dihen. TMZ përcolli shkurt lajmin se ish-bashkëshortja e reperit u përpoq ta vriste veten, por që falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit paramjekësor, ajo u shtrua në spital dhe tani po i nënshtrohet trajtimit në shtëpi.

Kimberly Anne Scott ishte përpjekur ta vriste veten edhe në vitin 2015 duke shkaktuar një aksident në gjendje të dehur.


“Po, ishte e qëllimshme. Unë arrita në fund të rrugës, ku askush përveç meje nuk do të lëndohej. Piva, mora pilula dhe po, ishte e qëllimshme. Nuk mendova se do të mbijetoja. Po, unë mund t’i paguaj faturat, po. Fëmijët e mi mund të kenë çfarë të duan, dhe është e mrekullueshme t’i shohësh të lumtur. Por, ju humbni miq, njerëz që doni, humbni familjen dhe nuk keni askënd të cilit i besoni dhe askënd që mund të flasësh…”, kishte deklaruar 46-vjeçarja asokohe.

(Foto: People)

Kimberly ka qenë dashuria e madhe Marshall Bruce Mathers III, i njohur me emrin skenik Eminem. Gjatë karrierës, reperi ishte shpesh në shënjestër të tabloideve për shkak të jetës private, ashtu si edhe ish-bashkëshortja, e cila ishte më shumë se e trazuar.

Përveç luftës kundër varësisë nga droga, jeta e tyre e trazuar e dashurisë tërhoqi vëmendjen e publikut – ata u martuan dy herë. Ata u takuan kur ajo ishte 13 vjeçe dhe ai 15 vjeç, kurse dy vjet më vonë ajo iku nga shtëpia me motrën e saj binjake dhe u zhvendos të jetonte me reperin dhe nënën e tij.

Ata më vonë filluan lidhjen, e cila, megjithatë, u ndërpre nga ndarjet e shpeshta, kurse në vitin 1995 u bënë prindër të një vajze, Hailie, derisa katër vjet më vonë edhe u martuan. Sidoqoftë, idili martesor nuk zgjati shumë, kështu që ata u divorcuan në vitin 2001, për t’u martuar sërish në janar të vitit 2006.

Vajza e Eminem, Hailie Mathers (Foto: Instagram/hailiejade)

As ky pajtim nuk zgjati, kështu që ata u shkurorëzuan pas vetëm katër muajsh dhe ranë dakord të ndajnë kujdestarinë e vajzës së tyre.

Eminem nuk e fshehu kurrë se sa shumë e do vajzën e tij dhe sa ajo e ndihmoi t’i përballonte të gjitha problemet. Sidoqoftë, Hailie nuk është më një vajzë e vogël, ajo është rritur në një bukuroshe 22-vjeçare, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale. /Telegrafi/

(Foto: Muzu TV)

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Moment i sikletshëm për Lelën - reagon ashpër ndaj veprimit të Drilonit

Moment i sikletshëm për Lelën - reagon ashpër ndaj veprimit të Drilonit

Magazina
Kalo në kategori