LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Arsimi është shtylla bazë për zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë

Kurti: Arsimi është shtylla bazë për zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë

Në ambientet e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë, ku po i zhvillon trajnimet Instituti Veror Teach for Kosova, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në një bashkëbisedim me mësimdhënësit pjesëmarrës dhe organizatorët.

Gjatë diskutimit, Kurti foli për rëndësinë e madhe që ka arsimi, për detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të mësimdhënësve dhe rolin e të rinjve.

Arsimi është shtylla bazë mbi të cilën zhvillohen të gjitha fushat e tjera të shtetit dhe shoqërisë, tha Kryeministri Kurti, derisa shtoi se Qeveria po punon që me një qasje shumëdimensionale ta forcojë arsimin në vend.


Kosova ka 335,270 nxënës dhe 23,173 mësimdhënës, që do të thotë se për çdo katërmbëdhjetë nxënës ka një mësimdhënës.

“Kryeministri Kurti u shpreh se një nga detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të mësimdhënësve është ta identifikojë e kultivojë potencialin e fëmijëve tanë si transmetues të drejtpërdrejtë të përpjekjeve për ndryshim dhe zhvillim. Ata kanë një përgjegjësi të jashtëzakonshme për çka kërkohet edhe angazhim i jashtëzakonshëm, shtoi ai. Duke iu drejtuar mësimdhënësve pjesëmarrës në bashkëbisedim, Kryeministri Kurti tha se duhet të vazhdojnë e të mos ndalen në ofrimin e modeleve të shëndosha për komunitetet e dijes dhe se ju dhe mësimdhënësit e rinj si ju, jeni shembulli më i mirë se si një gjë e tillë mund të arrihet”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit.

Tutje në njoftimi thuhet se “Ai foli edhe për objektivin e Qeverisë për të bërë ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës sipas modeleve të mirënjohura evropiane, dhe për synimin e saj për të kthyer vëmendjen e punës kah dija dhe arsimi, kah hulumtimi e inovacioni, kah kultura e sporti”.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Lajme
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Lajme
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

Drejtësi
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori