LAJMI I FUNDIT:

Aksident mes dy veturave, lëndohen tri shtetase të Kosovës në Shqipëri

Aksident mes dy veturave, lëndohen tri shtetase të Kosovës në Shqipëri

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tapizë-Derven.

Për pasojë, kanë mbetur të plagosura 3 pasagjere, banore të Kosovës dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Shtetit në Shqipëri.


“Më datë 11.08.2021, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tapizë-Derven, janë përplasur 2 automjete me drejtues shtetasit A. Sh., dhe F. K. Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /TCH/