Dick Farrel, prezantues në radio dhe televizion, për të cilin mediat amerikane dhe britanike shkruajnë se ka qenë përkrahës i flaktë i ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe njëherit kritikues i ashpër i drejtorit të Qendrës Kombëtarë për Shëndetësi, Anthony Fauci dhe kundërshtar i vaksinimit kundër COVID-19, ka ndërruar jetë gjashtë ditë më parë si pasojë e infeksionit të coronavirusit.
Siç raporton The Guardian, Farrel ishte bërë i njohur gjatë kohës së pandemisë pasi që thoshte për Faucin se është gënjeshtar, duke u bërë thirrje njerëzve që të mos vaksinohen. Por kur u prek nga COVID-19, ai ndërroi mendim duke shprehur haptazi pendesën që nuk ishte vaksinuar, transmeton Telegrafi.
“Më dërgoi porosinë në të cilën shkruante: Merre. Më tha që ky virus nuk është shaka. Do të doja ta kisha marrë (vaksinën)”, ka shkruar në profilin e saj në Facebook, mikesha e Farrelit, Amy Leigh Hair.
Farrel me origjinë është nga Queens. Ky banor i New Yorkut moderonte emisione në Florida dhe ka qenë redaktor përgjegjës në median Newsmax. Atë e përshkruajnë si pionier të “bisedave shokuese”.
Farrelin, The Guardian e ka përshkruar si përkrahës të flaktë të Donald Trumpit, dhe ishte bërë i njohur duke përhapur teori të ndryshme konspirative mbi mashtrimet e pretenduar gjatë fushatës në zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor të vitit të kaluar.
Ishte bërë i njohur edhe për faktin se në emisionet e tij ka vënë në pikëpyetje efikasitetin e vaksinave kundër coronavirusit. Disa nga miqtë e tij më vonë ndërruan qëndron dhe thoshin se ndihen me fat që janë vaksinuar dhe kanë parandaluar vdekjen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke
Trump do të vendosë tarifa ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës
Grenell në një takim me presidentin autoritar të Venezuelës?
Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?