LAJMI I FUNDIT:

U shokua kur shtypi emrin dhe mbiemrin e partnerit në internet, vajza nga SHBA-të e kuptoi se i dashuri i saj bënte jetë të dyfishtë

U shokua kur shtypi emrin dhe mbiemrin e partnerit në internet, vajza nga SHBA-të e kuptoi se i dashuri i saj bënte jetë të dyfishtë

Një përdoruese e TikTokut mbeti e shokuar kur një ditë shtypi në internet emrin e partnerit të saj – duke mësuar se ai bën një jetë të dyfishtë.

Në fakt, ajo atëherë e kuptoi se partneri i saj ka një djalë i cili kishte lindur derisa ata ishin në lidhje, transmeton Telegrafi.

“Isha mërzitur duke qëndruar në shtëpi e vetmuar, vendosur ta shtyp emrin dhe gjeta një regjistër të foshnjave që kanë lindur në janar të këtij viti – ai ishte regjistruar si baba”, ka shpjeguar kjo vajzë.


Priscill dhe tashmë ish-partneri ishin në pushime, kështu një ditë humbi telefonin dhe portofolin – e kur diskutuan për atë se si të mbajnë kontakte kur të kthehen, ai i kishte thënë se nuk duhet të brengoset se do të blejë një telefon të ri.

“Kaluan disa ditë që kur jemi kthyer nga pushimet, e ai as që më ka telefonuar – mendova se do ta gjej disi në internet”, ka vazhduar Priscill historinë e saj.

@priscilluhhbabyReply to @vanillakush_yo #ColorCustomizer♬ original sound – Pris

E shumë përdorues në TikTok i kanë parashtruar pyetje – kryesisht se si është e mundur që nuk i është dukur e çuditshme që në ditët e sotme partneri i saj të mos ketë llogari të hapura në rrjetet sociale.

“Në fillim të lidhjes me tha që ka një profil në platformat sociale, por se e ka shlyer – e unë shumë naive i kam besuar”, është përgjigjur vajza.

Kur zbuloi faktet shokuese, Priscill vendosi të kërkoj edhe emrin e nënës në librin e regjistrit.

“Gjeta një grua dhe fotografitë me të dhe të birin. Shikova fotografinë tërë kohën dhe prisja që dikush do të vijë dhe të më zgjojë nga kjo ëndërr e keqe”, ka shpjeguar ajo.

Ditë të tëra i kaloi duke u munduar të vë kontakt me të, por çdoherë lajmërohej sekretaria – kështu vendosi t’i dërgojë t’ia dërgojë të gjitha dëshmitë që i kishte gjetur për të.

@priscilluhhbabyReply to @h._661 #ColorCustomizer

♬ original sound – Pris

“E kuptova që i kishte parë të gjitha mesazhet e mia, e ai dhe gruaja e tij më kishin bllokuar”, ka shtuar ajo.

Megjithatë, disa ditë më parë gruaja e ish-partnerit e ka kontaktuar – duke shkëmbyer disa fjalë.

“Që të dyja jemi njohur me të në të njëjtën kohë, e disa muaj më vonë kishte mbetur shtatzënë. Ai kishte vazhduar lidhjen me të dhe në këtë mënyrë kishte bërë një jetë tjetër paralele. Kam qenë e lumtur me të, por gjithçka doli se kishte qenë gënjeshtër dhe kjo më dhemb shumë”, ka përfunduar rrëfimin e saj Priscill./Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Kur festa e zbulimit të gjinisë kthehet në kaos - pamjet tregojnë se çfarë ndodhi

Kur festa e zbulimit të gjinisë kthehet në kaos - pamjet tregojnë se çfarë ndodhi

Interesante
Turku shënon rekord botëror duke hedhur sëpatën në një distancë të jashtëzakonshme prej 55 metrash

Turku shënon rekord botëror duke hedhur sëpatën në një distancë të jashtëzakonshme prej 55 metrash

Interesante
Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit

Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit

Interesante
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante
Kalo në kategori