LAJMI I FUNDIT:

Anderlechti tregon fuqinë përballë Laçit, belgët triumfojnë me rezultat të thellë në Shqipëri

Anderlechti tregon fuqinë përballë Laçit, belgët triumfojnë me rezultat të thellë në Shqipëri

Kualifikimi i Laçit në “play off”-in e Conference League u duk mision i pamundur që kur u mësua se kundërshtar në raundit e tretë do të ishte Anderlechti.

Skuadra e famshme belge e drejtuar nga një emër i madh i futbollit europian, si Vincent Kompany.


Përtej dëshirës së skuadrës kurbinase për të bërë një mrekulli të dytë, pas eliminimit të Universitateas së Craiovës, rrugëtimi i skuadrës së Duros në Evropë do të mbyllet këtu.

Humbja 0-3 në takimin e zhvilluar në “Elbasan Arena” ndaj Anderlechtit nuk të lë më të ëndërrosh, takimi i kthimit në transfertë do të jetë një formalitet për belgët.

Grinta dhe vendosja e mirë e Laçit në minutat e para ishte thjesht një iluzion për rezultat pozitiv, pasi në minutën e 26-të, në zhvillimet e një këndoreje, Delcroix devijoi me gju topin për në rrjetë, 0-1.

Tentoi Lushkja të kthente ekuilibrat në rezultat me një goditje të kalibruar nga jashtë zonës, por topi përfundoi mbi tra. Pa u mbyllur pjesa e parë, sërish nga këndorja lindi goli i dytë I belgëve, këtë herë i shënuar nga Hoedt.

Gjatë pjesës së dytë skuadra e dytë nuk kishte as forcë dhe as moralin për të ndryshuar rrjedhën e lojës, pavarësisht disa shkëndijave në portën e miqve (55’), për të ardhur më pas te goli i tretë dhe I fundit I realizuar nga Rafaelov me një predhë nga distanca.

Dy minuta para fundit të kohës së rregullt (88′) Prenga vuri në vështirësi portierin Van Crombrugge, por pa mundur të realizonte golin e nderit për ekipin kurbinas, që pas një javë do të udhëtojë drejt Belgjikës thjesht për të bërë një paraqitje dinjitoze, pasi kualifikimi në këtë rast është thjesht utopi.

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori