LAJMI I FUNDIT:

Ndodh edhe kjo në Serbi, në Novi Sad kalin e dërgojnë për pastrim në autolarje

Ndodh edhe kjo në Serbi, në Novi Sad kalin e dërgojnë për pastrim në autolarje

Me rritjen e temperaturave gjatë javëve të fundit, qytetarët në mbarë botën ia mësynë pishinave, liqene, lumenjve e detit për t’u freskuar.

E duke marrë parasysh se vapa godet pothuajse çdo gjallesë në tokë, edhe kafshët janë rrezikuar nga i nxehti ekstrem, transmeton Telegrafi.

Kështu banorët e qytetit të Novi Sadit në Serbi, kanë mbetur të habitur kur panë në një autolarje se si punonjësit e pastronin një kali.


Megjithatë ky veprim i një grupi të rinjve është kritikuar mjaft nga qytetarët e Novi Sadit, që ishin të pajtimit se presioni i madh i ujit lëndon kafshën dhe lëkurën mund t’ia shkatërrojë plotësisht.

Deri më tani nuk dihet se kush është pronari i kësaj kafshe dhe nëse autoritetet kanë filluar hetimet për këtë ngjarje të pazakontë, që dikujt ndoshta mund t’ju ketë dukur qesharake. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by NS Uživo (@nsuzivo.rs)