LAJMI I FUNDIT:

Përfundon aventura e sportistëve të Kosovës në ‘Tokio 2020’, mundësi Egzon Shala mbetet pa medalje

Përfundon aventura e sportistëve të Kosovës në ‘Tokio 2020’, mundësi Egzon Shala mbetet pa medalje

Fitorja e Geno Petriashvillit të Gjeorgjisë ndaj iranianit, Amir Hossein Zare, bënë që mundësi ynë, Egzon Shala, të përfundojë garimin në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’ dhe të mos vazhdojë ëndrrën drejt medaljes së bronztë olimpike përmes repesazhit.

Shala arriti deri në tetë më të mirët në kategorinë deri në 125 kilogramë, që vlerësohet sukses i madh për të, mundjen dhe sportin tonë.


Mundësi jonë që në ‘Tokio 2020’, mori pjesë me normë, shënoi fitore në raundin e parë, duke mposhtur Djahid Berrahal të Algjerisë, ndërsa në çerekfinale u mund nga iraniani Zare.

Mundësi Egzon Shala mposhtet në çerekfinale, shpresohet në medaljen e bronztë nga repesazhi
Lexo po ashtu Mundësi Egzon Shala mposhtet në çerekfinale, shpresohet në medaljen e bronztë nga repesazhi

Fati nuk ishte me të, pasi në rast të fitoreje të Zares në gjysmëfinale, Shalës do t’i mundësohej garimi për medaljen e bronztë.

I urojmë më shumë fat dhe suksese mundësit tonë në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Kosova e dyta për medalje në xhudo në ‘Tokio 2020’
Lexo po ashtu Kosova e dyta për medalje në xhudo në ‘Tokio 2020’

Me Shalën, përfundojnë edhe garat për ekipin tonë olimpik në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Në ‘Tokio 2020’, Kosova fitoi dy medalje të artë në xhudo me anë të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori