Sonila Boçi, Ana Lalaj, Edon Qesari, Ilir Kalemaj, Hamit Kaba dhe Dorian Koçi flasin për studimet mbi Musine Kokalarin, Kosta Çekrezin, Isuf Luzajn, Isuf Kecin, Petro Markon, Zef Malen, Sejfulla Maleshoven, Skënder Luarasin, Tajar Zavalanin e Xhavid Qesjen, duke zbardhur udhëtimin e tyre nga e majta utopiste, socialdemokrate a komuniste, drejt urrejtjes për komunizmin si ideologji mbytëse për vendin dhe kthimin e tij në sistem xhelatësh.
Projekti që erdhi si bashkëpunim mes Autoritetit të Dosjeve dhe Fondacioni “Friedrich Ebert” dhe një grupi historianësh, synon zbardhjen e figurave historike, qëndrimeve dhe jetës se tyre në raport me regjimin duke u bazuar në dokumente.
Sonila Boçi thotë se përzgjedhja e 10 figurave të së majtës qe e vështirë, ndërsa Ilir Kalemaj tregon se e majta nuk nisi me komunizmin ne vend. Ai ndalet te të majtat utopike, nacionaliste, trockiste.
Mandej Boçi flet për kriteret përzgjedhëse te personazheve, që jetuan në tri kohë duke shmangur komunistët që kishin pushtet si dhe arsyet pse komunizmi gjeti përkrahje.
Edon Qesari thekson detajet e jetës dhe luhatjet e Petro Markos si komunist e si antifashist dhe ato të Zef Males, ndërsa Ana Lalaj thotë se të djathtët e të majtët i ndante motivi i pushtetit.
“E majta ishte përgjegjëse për luftën dhe ka disa arsye se pse s’u ndal komunizmi. Maleshova e quajti komunizmin një bandë terroristësh”, thotë ajo duke vënë në dukje ndarjet mes komunistëve që në fillim të pushtetit.
Edon Qesari vëren ngjasimet e dasitë e Markos dhe Males, nga idealizmi te zhgënjimi, nga lufta e Spanjës te grupet e para komuniste. Për Hamit Kaben, Zavalani nga stalinist u bë socialdemokrat, ndërsa Çekrezi ishte i qartë ne bindjen e tij antikomuniste.
Për Ilir Kalemajn, filozofi Isuf Luzaj që themeloi Ballin dhe Socialdemokraten, ishte i majtë. Ai vë në dukje se raportimet për Luzajn ka pasur shumë përndjekje edhe në ShBA.
Dorian Koçi thotë se Musine Kokalari ishte personazh kompleks dhe ndjekëse e Sami Frasherit. Ajo ndjek parimet e filozofisë së Volterit. Sonila Boçi pohon se Luarasin nuk e bëri komunist marksizmi, sepse Skënder Luarasi nuk u përkiste grupimeve te se majtës. “Luarasi ishte kundër regjimit për historinë e Kadarenë”, thotë ajo.
Ana Lalaj e aktualizon mësimin e historisë kur thotë se ata personazhe janë shembuj, sepse sot nuk ngrihen njerëz kundër banaliteteve të kohës. /BW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPLAK BUDALLA
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Bisedat me “Bob Dylanin” në internet: Mashtruesit që kërkojnë para!
Thënie të Bajronit: Nëse do që 100 italianë të heshtin, vrit një; nëse do që 100 shqiptarë të heshtin, duhet të vrasësh 99
Gjyqi ndaj Ibrahim Çelos në Selanik, për vrasjen e Hasan Prishtinës
Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe