LAJMI I FUNDIT:

Përse Interi duhet ta shesë Lukakun

Përse Interi duhet ta shesë Lukakun

Lufta e Interit për të shitur të yjet e tyre, me sa duket i ka shtyrë ata të pranojnë një ofertë të madhe prej 130 milionë eurosh nga Chelsea për Romelu Lukakun.

Drejtorët Beppe Marotta dhe Piero Ausilio e kishin bërë të qartë vetëm disa ditë pasi siguruan titullin e Serie A se ata duhej të kishin të ardhura rreth 80 milionë euro nga tregu i transferimeve këtë verë dhe të shkurtonin pagat me 20 për qind.

Ata e shitën Achraf Hakimin te Paris Saint-Germain për 60 milionë euro plus deri në 11 milionë euro të tjera në bonuse të lidhura me performancën, një fitim i madh në 41 milionë euro të paguara për ta marrë atë nga Real Madrid më pak se një vit më parë.


Plani në atë kohë kishte qenë për të shitur disa nga lojtarët e tyre të padëshiruar, shumë prej të cilëve ishin në huazim sezonin e kaluar, dhe në atë mënyrë të kompensojnë pjesën tjetër për të balancuar në librat ekonomik.

Sidoqoftë, Joao Mario hyri në një situatë kaq të komplikuar midis Benficas dhe Sportingut, sa Interi hoqi dorë nga shërbimet e tij, duke shkëputur kontratës, vetëm që t’i shpëtonte pagës së tij.

Arturo Vidal po refuzon të gjitha ofertat, edhe pse klubi shpreson se ai përfundimisht mund të pranojë një kthim në Amerikën e Jugut te Flamengo.

Radja Nainggolan është duke e kërkuar ribashkimin me Cagliarin dhe mund të shkojë në një marrëveshje shkëmbimi me Nahitan Nandez.

Dalbert përfundoi duke u bashkuar me Cagliarin në huazim me një mundësi për të blerë, ndërsa portieri Ionut Radu nuk ka gjetur ende një klub të ri, që do të thotëse ata aktualisht kanë katër portierë.

Interit ende i mungon një mbrojtës i majtë për të zëvendësuar Ashley Young, edhe pse Federico Dimarco mund të mbahet vetëm pasi të kthehet nga huazimi në Verona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Ndërkombëtare
“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Kalo në kategori