LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner pozon ‘topless’ me bojë ari për të promovuar koleksionin e grimit të ditëlindjes

Kylie Jenner pozon ‘topless’ me bojë ari për të promovuar koleksionin e grimit të ditëlindjes

Kylie Jenner do të festoj ditëlindjen e 24-të në stilin 24 karat.

Ylii pozoi në një foto sesion gati e zhveshur për të njoftuar koleksionin e saj të ardhshëm krejt të artë të Kylie Cosmetics, e veshur me asgjë tjetër përpos të brendshmeve të poshtme, të cilat përputhen vathët dhe bojën e vendosur në trup.

Në mbishkrimin e saj, Jenner tregoi se koleksioni do të lannsohet në treg – kur tjetër? – në ditëlindjen e saj, 10 gusht.


View this post on Instagram

A post shared by Kylie ? (@kyliejenner)


Çdo vit, Jenner feston ditën e saj të madhe me lansimin e një koleksioni grimi.

Për 21 vjeç, ajo zgjodhi një temën feste dhe kur mbushi 22 vjeç, Jenner tregoi statusin e saj si miliardere me një koleksion me temë parash.

Vajza e superyllit Stormi Webster, ndërkohë, është në rrugën e saj për t’u bërë yll i bukurisë para ditëlindjes së saj të katërt; ajo ishte e zënë duke punuar në markën e saj dhe duke shërbyer si fytyra e linjës së ardhshme të nënës së saj Kylie Baby. /Telegrafi.