LAJMI I FUNDIT:

Australia mbjell frikë me ushtri e helikopterë për të ndaluar protestat dhe vendosur izolimin e COVID-19 në Sydney

Australia mbjell frikë me ushtri e helikopterë për të ndaluar protestat dhe vendosur izolimin e COVID-19 në Sydney

Australia po përdorte sot ushtrinë dhe helikopterë për të vendosur regjimin e izolimit të quajtur ‘Zero Covid’, teksa mijëra policë vërshuan në qendër të Sydney për të dekujaruar protestën e paralajmëruar anti-kufizime, si dhe duke vendosur gjoba deri ne 500 dollarë për ata që nuk mbajnë maskë.

Sirena të frikshme dëgjoheshin në qytet te shoqëruara me mesazhe të zhurmshme nga altoparlantët: “Ky është një urdhër i shëndetit publik — Mos shkelni rregullat — Do të gjurmoheni e do të gjobiteni.”

Rreth 1,300 policë kishin vërshuar sot në Sydney duke krijuar një rrjet të dendur postblloqesh, në një shfaqje masive force për të shmangur një tjetër protestë si ajo e javës së shkuar.


Pesë milionë banorët e Sydney janë vendosur në një regjim strikt shtëpiak pas një rritjeje të rasteve të infektimit prej mesit të qershorit.

Prej të hënës rreth 300 ushtarë do të jenë në ndihmë të policisë për të kontrolluar derë më derë për t’u siguruar që personat pozitivë me sëmundjen të jenë në izolim.

Rrugët e qytetit në izolim mbetën të qeta sot, teksa policia zbatonte urdhrat e ndalim-qarkullimit prej Covid-19, të cilat po hyjnë në muajin e dytë.

Kësaj radhe policia kishte ngritur postblloqe të shumta në qytet për të parandaluar një përsëritje të protestës së dhunshme të fundjavës së shkuar.

Autoritetet australiane thanë se 210 raste të variantit Delta ishin diagnostikuar sot në krahinën e New South Wales. Kreu vendor i policisë  Michael Willing tha se operacioni i gjerë i mbikëqyrjes kishte përfshirë policë në kuaj, helikopterë, gjoba të rënda dhe një “zonë ndalimi” për të mbajtur larg protestuesit.

Autoritetet kishin ndaluar shërbimet e taksive e mjeteve të tjera drejt qendrës së Sydney nga ora 9 deri në 3 të drekës, duke paralajmëruar me gjoba deri në  500,000 dollarë për bizneset, dhe 100,000 për individët që shkelnin rregullat. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Botë
Kalo në kategori