420 milionë euro është vlera e premtuar për Pakon e ‘Ringjalljes Ekonomike’ nga Qeveria Kurti. Nga kjo shumë, 190 milionë euro do të sigurohen nga buxheti i Kosovës, ndërsa 230 milionë euro tjera do të sigurohen nga huamarrja.
Kjo Pako, e prezantuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, më 30 qershor të këtij viti, parashikon ndihmë dhe mbështetjen për punësimin, ringjalljen e ekonomisë dhe të prodhimit, për skemat sociale, për ndërmarrjet publike, shëndetësinë, arsimin, kulturën, sportin si dhe për infrastrukturën e ambientin.
Në masat e publikuara nga Ministria, tregohen shumat për secilën fushë sa janë ndarë, por që Ministria nuk ka treguar se si dhe kur do të zbatohet në tërësi kjo Pako, përveç masës 1.2, për mbështetjen e të punësuarve që formalizohen, që është publikuar të enjten me 29 korrik.
Sipas ministrit Hekuran Murati, të gjithë të punësuarit e rinj që deklarohen në Administratën Tatimore të Kosovës prej periudhës tatimore korrik 2021 e tutje, do t’u subvencionohen kontributet pensionale në shumën 10% të pagës bruto, për 12 muaj me radhë.
“Krejt çfarë punëdhënësit duhet bërë që të përfitohet nga subvencioni, është që punëtorët e rinj të deklarohen në ATK duke filluar me deklaratën për periudhën tatimore korrik 2021, nga 1 gushti e tutje”, ka bërë të ditur Murati.
Sipas tij, pas kësaj duhet të plotësohet kërkesa për subvencionim në sistemin ‘EDI’ të ATK-së, duke listuar punëtorët për të cilët kërkohet subvencionimi.
“Gjatë ditëve në vijim, ATK do të ofrojë udhëzuesin e detajuar, si dhe qasjen në formularin për aplikim në EDI”, ka thënë Murati.
Në anën tjetër, në një përgjigje për KALLXO.com, zëdhënësi i ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, ka thënë se me kohë do të shpalosen të gjitha informatat, por që nuk ka dhënë as datë e as afat se kur.
“Në bazë të komunikatave për media që kemi dërguar përmes Zyrës për Komunikim në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Pakoja e Ringjalljes Ekonomike do të shpaloset me kohë dhe të gjitha informatat dhe detajet për secilën masë, do të jenë transparente dhe të qasshme”, ka thënë Shahini.
Ai ka shtuar se duhet të ndiqen shpalosjet e detajeve të mëhollësishme të pakos dhe masave në ditët dhe javët në vazhdim.
Opozita thotë se Pako po ruhet për fushatën e zgjedhjeve lokale
Të mërkurën, në seancën e Kuvendit të Kosovës, u miratua në lexim të dytë rishikimi i buxhetit për vitin 2021 e ku gjithashtu u diskutua dhe debatua për Pakon e ‘Ringjalljes Ekonomike’.
Ish ministrja e Financave dhe deputetja e Lidhjes Demokartike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se Qeveria po e ruan shpërndarjen e Pakos, për fushatën e zgjedhjeve lokale të tetorit.
“Nuk po shohim hapa për implementimin e pakos. Deri më tani, keni pasur vetëm një masë 6 milionë euro për gastronomët. A po i ruani fondet për kohën kur fillon fushata zgjedhore lokale?. As një masë nuk e kemi parë për ringjalljen ekonomike”, tha Bajrami.
Ajo tha se përveç 133 milionë euro, fonde tjera në funksion të ringjalljes ekonomike nuk janë parë.
Kurse deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe po ashtu ish ministër i Financave, Bedri Hamza, tha se Qeveria nuk ka parashikuar rritje ekonomike të qëndrueshme. Ai tha se nëse rritja ekonomike vjen prej borxhit publik, ajo nuk është e qëndrueshme.
“Për rritjen ekonomike duhet me e bo një dallim, a po flasim për rritje ekonomike apo rritje ekonomike të qëndrueshme, nga po vjen ajo. Nëse vjen prej borxhit publik unë me përgjegjësi të plotë e them që nuk është rritje ekonomike e qëndrueshme, sepse kjo nuk mund të vazhdojë për një periudhë të gjatë kohore dhe pastaj nuk mundesh më me huazu, sepse e arrin limitin”, tha ndër të tjera Hamza.
Ai tha se projektligji për rishikimin e buxhetit nuk është adekuat, pasi sipas tij, nuk reflekton premtimet e qeverisë dhe nevojat e qytetarëve.
420 milionët e premtuara
‘Ringjallja Ekonomike’ prej 420 milionë eurove është ndarë në gjithsej 5 masa.
50 milionë euro janë ndarë në Masën 1, për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për mbështetjen e drejtpërdrejt të punëkërkuesve. Sipas ministrit Murati, nga këto 50 milionë, 10 milionë euro qeveria do t’i ndajë për ata që kanë humbur vendin e punës në periudhën mars 2020 – prill 2021.
108 milionë euro është shuma e ndarë për Masën 2 të Pakos. Sipas qeverisë, kjo masë është për ringjalljen e ekonomisë dhe të prodhimit. Kjo shumë do të përdoret për investime në teknologji e inovacion, prodhim dhe eksport, duke mos përjashtuar as mbështetjen e bizneseve që u goditën më së shumti nga pandemia.
Masa e 3-të prej pesë të tillave, ka parashikuar shumën prej 50 milionë eurove, për mbështetjen për familjet, shtresat e cenueshme të shoqërisë, që sipas Qeverisë, do të synojë për t’ua lehtësuar barrën që kanë pasur gjatë pandemisë.
Këtu përfshihen ndihma për familjet që kanë humbur kryefamiljarin nga COVID-19, pensionistët, skemat sociale e për familjet në nevojë.
Në masën e 4-të të ‘Ringjalljes Ekonomike’ të prezantuar nga ministri Murati, përfshin 112 milionë mbështetje për sektorin publik. Sipas Qeverisë, rritja e cilësisë së shërbimeve publike, shërbimet më cilësore në shëndetësi, arsim, kulturë e sport janë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë Kurti II.
Në rishikimin e buxhetit për vitin 2021, tek nën-programi ‘Rimëkëmbja Ekonomike’ është ndarë buxheti prej 155 milionë eurove.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje