Mikpritësi i shfaqjes popullore të veturave Amazon The Grand Tour Present: Lochdown, Richard Hammond, vendosi të shesë disa vetura dhe motoçikleta nga koleksioni i tij për të mbledhur fonde për biznesin e tij të ri të restaurimit të automjeteve.
Hammond po shet tre vetura dhe pesë motoçikleta përmes Ankandeve Silverstone dhe ankandi është caktuar për 1 Gusht në pistën Silverstone në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndër motoçikletat janë Sunbeam Model 2 i vitit 1927, Velocette KSS Mk1 i vitit 1932, të cilat datojnë para Luftës së Dytë Botërore, ndërsa ka edhe disa makina “më të reja” siç janë Moto Guzzi Le Mans i vitit 1977, Kawasaki Z900 A 1976 A4 dhe një 2019 Norton Dominator 961 që Hammond bleu për 50 vjetorin e tij.
Sigurisht, përqendrimi më i madh është tek veturat, sepse ato janë vërtet me rrota të veçanta, raporton motor1.
Pasioni i Hammond për Porsche është i njohur mirë, dhe ai tani është gati të ndahet nga modeli fantastik i vitit 1969 911T. Vetura ka kaluar 90,000 km dhe është në gjendje origjinale.
Po aq mbresëlënëse është Bentley e vitit 1959, e cila kohët e fundit është restauruar. Trupi është pikturuar me ngjyrat origjinale, kutia e shpejtësisë u zëvendësua dy vjet më parë, dhe pjesa e brendshme është gjithashtu në gjendje të shkëlqyeshme. Kjo makinë ka udhëtuar rreth 100,000 km dhe ka pasur pesë pronarë në historinë e saj. Ajo vjen me mjete origjinale, një libër shërbimi dhe shumë më tepër.
Vetura e tretë është një perlë e vërtetë dhe është një Lotus Espirit Sport 350 i vitit 1999, i pesti nga gjithsej 48 të prodhuara. Mundësohet nga një motor 3.5 litra V8 twin-turbo që zhvillon 350 kuaj fuqi. Ai ka përshkuar rreth 75,000 km, dhe motori u montua disa vjet më parë.
Të gjitha fondet shkojnë për qëllimin e biznesit të Hammond të quajtur The Small Smog, dhe do të përdoren për të restauruar automjete të tjera. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_17-4-780x439.png)
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
Volvo investon 960 milionë euro në modernizimin e fabrikës së ndërtuar në vitin 1964
Arrin në Amerikë Volvo P1800 Cyan, vetura që kushton 700 mijë dollarë
Ford Mustang ndahet përgjysmë në një aksident të tmerrshëm
Tesla vjen me një ngjyrë të re të rrallë për automjetet e saj Model S dhe Model X
Versioni plotësisht elektrik i Land Rover Defender, do të shfaqet në treg në vitin 2025
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti