LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq thotë se e mbështet 100 për qind Edi Ramën, ky i fundit ia përmend njohjen e Kosovës

Vuçiq thotë se e mbështet 100 për qind Edi Ramën, ky i fundit ia përmend njohjen e Kosovës

Në Forumin ekonomik për bashkëpunim rajonal, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se e mbështet çdo që gjë që thotë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, derisa ky i fundit u pyet për besimin mes vendeve dhe rolin e Bashkimit Evropian. Ndërsa Rama i kujtoi çështjen për njohjen e Kosovës.

“Çkado që thotë Edi, unë qind për qind do e mbështes, çdo fjalë që ai thotë, tani po ua them këtë”, tha ai.

Ndërsa kryeministri Edi Rama përmendi njohjen e Kosovës.


“Tani ai pret që të flas diçka për pranimin e Kosovës, por ai nuk do e nënshkruajë kuptohet. Por, pyetja mu drejtua për shkak se supozoj se Marko është një ndërmjetësues i suksesshëm, në emër të komunitetit të biznesit në rajon, që të vendos të flasë për Bashkimin Evropian. Por, dua të them këtë. Ne sot do të nënshkruajmë marrëveshje për leje pune. Ndoshta Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë një problem të vogël për shkak se duhet të bëjnë ndryshime në legjislacionin e tyre. Pse qytetarët e Bashkimit Evropian vinë në vendet tona dhe kanë leje të punës së menjëhershme ndërsa njerëzit nga rajoni jo”, tha Rama, transmeton KP.

Forumi ekonomik për bashkëpunim rajonal është mbajtur sot në Shkup të Maqedonisë së veriut dhe tre liderët e kanë emëruar Mini-Shegenin ballkanik si “Open Ballkan”, ku u bënë thirrje edhe shteteve të tjera në rajon që të bashkohen.

Në kuadër të kësaj nisme, liderët e tri shteteve pritet të takohen sivjet edhe në Beograd e Tiranë./Telegrafi/