LAJMI I FUNDIT:

Kanye West jeton në një dhomë modeste pa dritare derisa ta përfundojë albumin “Donda”

Kanye West jeton në një dhomë modeste pa dritare derisa ta përfundojë albumin “Donda”
(Foto: Twitter/SAINT/RapTV)

Reperi amerikan, Kanye West, është jashtëzakonisht i përkushtuar për t’i dhënë vëmendje maksimale albumit të tij të 10-të.

Ai është duke jetuar në zonën e Mercedes Benz Stadium në Atlanta të Georgias, Ndër të tjera, muzikanti fle në një dhomë pa dritare me një televizor të vogël, dyshek dhe jastëk, ndërsa rrobat dhe këpucët e tij janë në dysheme.

Dhe derisa fansat bëjnë shaka në kurriz të tij, Kanye po bën gjithçka për ta bërë “Donda” albumin e tij më të mirë ndonjëherë.


(Foto: Twitter/SAINT)

Është fjala për një album me emrin e nënës së tij, e cila ndërroi jetë në vitin 2007, si pasojë e ndërlikimeve pas operacionit një ndërhyrjeje estetike.

Gjatë incizimit të këtij albumi, West ka bashkëpunuar me yje të tillë, si Jay-Z, Travis Scott dhe Pusha T.

(Foto: Twitter/RapTV)

Albumi “Donda” do të dalë më 6 gusht, dhe pjesë e tij është kënga “Love Unconditionally” (“Dashuri pa kushte”), e cila flet për divorcin nga ish-gruaja e tij, Kim Kardashian.

Edhe pse Kim bëri kërkesë për divorc në shkurt të këtij viti, ajo përsëri u paraqit në festën e Kanye javën e kaluar, e cila ishte organizuar për të dëgjuar muzikën e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Linda Halimi për raportin me Big D: A jam ndarë a nuk jam, nuk po kuptoj asgjë as unë

Linda Halimi për raportin me Big D: A jam ndarë a nuk jam, nuk po kuptoj asgjë as unë

Magazina
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Magazina
Melinda Ademi duket tejet provokuese me një video nga pushimet

Melinda Ademi duket tejet provokuese me një video nga pushimet

Magazina
Bëhen bashkë dy ish-banoret e Big Brother VIP Kosova 2

Bëhen bashkë dy ish-banoret e Big Brother VIP Kosova 2

Magazina

"Çka të thotë burri, gruaja bën Amin" - Xhuli Nura flet për meshkujt shqiptarë

Magazina
Brad Pitt është 60 vjeç por joshi të gjithë me sharmin e tij gjatë premierës, njerëzit aludojnë për ndërhyrje

Brad Pitt është 60 vjeç por joshi të gjithë me sharmin e tij gjatë premierës, njerëzit aludojnë për ndërhyrje

Magazina
Kalo në kategori