LAJMI I FUNDIT:

Ribashkohen pas një kohe të gjatë! Kim Kardashian u pa në prapaskenën e koncertit të Kanye West me fëmijët, duke e mbështetur ish-burrin

Ribashkohen pas një kohe të gjatë! Kim Kardashian u pa në prapaskenën e koncertit të Kanye West me fëmijët, duke e mbështetur ish-burrin

Kim Kardashian u pa duke mbështetur ish-burrin e saj Kanye West të enjten në mbrëmje në festën e tij të lansimit të albumit të ri në Atlanta, dhe të dy u fotografuan së bashku në prapaskenë në stadiumin ‘Mercedes Benz’.

Themeluesja e markës “SKIMS” gjithashtu duket se po koordinohej me ish-reperin 44-vjeçar pasi që të dy kishin veshur costume në ngjyrë të kuqe shumë të ngjashme për këtë ngjarje, duke shkaktuar spekulime se ai madje mund ta ketë stiluar atë.


Kim u pa duke qëndruar afër me fëmijët e tyre North, tetë vjeçe, dhe Saint, pesë vjeç, ndërsa Chicago, tre vjeçe, dhe Psalm, dy vjeç, ishin gjithashtu të pranishëm, shkruan DailyMail.

Në një moment gjatë mbrëmjes, nëna e katër fëmijëve u pa duke qëndruar krenare ndërsa qëndronte pas Kanyet, në momentin që atij iu dha një formë e çertifikatës.

Kardashian parakaloi në prapaskenë në stadiumin ‘Mercedes Benz’ e veshur me një kostum lëkure ngjyrë të kuqe, me sa duket në një kombinim me West, i cili dukej i veshur në nuancat e ngjashme.

Kim u bashkua me motrën e saj të vogël Khloe Kardashian, 37 vjeçe, si dhe dy nga katër fëmijët që ajo ndan me Kanyen.

Përveç kostumit atraktiv, super ylli kishte vënë edhe një palë syze dielli të mëdha.

Flokët e saj të gjata zeshkane u ndanë në mes dhe i rridhnin poshtë shpinës dhe gjoksit në fije të valëzuara.

Me kalimin e viteve, Kardashian është shprehur se West është një ndikim i madh në stilin e saj personal gjatë gjithë marrëdhënies së tyre.

Khloe dukej se po kopjonte me qëllim siluetën e Kimit për mbrëmjen ndërsa u pa duke shfaqur fizikun e saj të lakuar e veshur me një kostum të zi.

Ndërsa dëgjonte këngët e fuqishme nga albumi i dhjetë i Kanyet, Kim mbante në vëzhgim fëmijët e saj.

North kishte një buzëqeshje të madhe në fytyrën e saj, si dhe një palë syze dielli të mëdha, ndërsa ishte komode në një veshje të zezë.

Sa i përket Saint, pesë vjeçari kishte veshur një këmishë me mëngë të gjata dhe kishte një zinxhir të artë të lidhur në qafë.

Sapo muzika filloi të shpërthente nga altoparlantët e stadiumit, Kim me padurim nxori telefonin e saj për të kapur dhe ndarë momentet e saj të preferuara në rrjetet sociale.

I mbingarkuar me emocione, Kanye u rrëzua përtokë dhe mbeti në gjunjë me kokën në duar për pjesën më të madhe të kohëzgjatjes së këngës “Donda”, së cilës ai ia dedikon nënës së tij të ndjerë, Donda West.

Kim bëri kërkesë për divorc nga prodhuesi i hitit “Stronger” në muajin shkurt pas shtatë vjet martese, duke përmendur si shkaktar ‘ndryshimet e papajtueshme’ në dokumentet e gjykatës.

Disa burime pranë tyre deklaruan se ndarja ishte ‘miqësore’ dhe se ata kishin synimet e tyre për të bashkë-prindëruar pasardhësit e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori