LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet e një hulumtimi në Serbi: Rreth 70 për qind e serbëve duan paqe të përhershme me shqiptarët në Kosovë

Rezultatet e një hulumtimi në Serbi: Rreth 70 për qind e serbëve duan paqe të përhershme me shqiptarët në Kosovë

Në Serbi gjithnjë e më shumë po bie besimi i qytetarëve se Serbia do të mund ta administrojë sërish Kosovën, por qytetarët e këtij shteti fqinj vazhdojnë të mos e mbështesin pavarësinë e Kosovës, qoftë edhe me kushtin e anëtarësimit të vendit të tyre në Bashkimin Evropian. Ndërsa me rritjen e nivelit të arsimit, po zvogëlohet edhe numri i atyre që besojnë se kjo qeveri [serbe] nuk do ta njohë Kosovën.

Një numër i madh i qytetarëve të Serbisë, 70 për qind prej tyre mendojnë se duhet të arrihet një paqe e përhershme me shqiptarët. Ndërsa, 45 për qind prej tyre mendojnë se Serbia nuk mund ta administrojë kurrë më Kosovën.

Sipas një hulumtimi të Institutit për Çështje Evropiane të realizuar në mars dhe prill të këtij viti, të cilin e kanë publikuar mediat në Serbi, 75 për qind e qytetarëve të anketuar në Serbi, nuk do ta mbështesnin pavarësinë e Kosovës edhe me kushtin e hyrjes më të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian. 13 për qind e tyre do të vendosnin për atë hap, kurse 12 për qind janë të pavendosur, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu, sipas këtij hulumtimi, nëse nesër do të kishte një referendum për pavarësinë e Kosovës, numri më i madh i të anketuarve do të votonin kundër, 64.9 për qind, kurse vetëm 9.5 për qind do të votonin për dhe 12 për qind e tyre nuk dinë si të votojnë. Në të njëjtën kohë, 13.6 për qind e tyre nuk do të dilnin të votonin.

Kur bëhet fjalë për qëndrimin për Kosovën dhe hyrjen në Bashkimin Evropian midis atyre që vendosmërisht thonë se nuk do ta mbështesnin pavarësinë në këmbim të një ylli në flamur në Bruksel, të anketuarit më të vjetër janë më të shumtë, kryesisht nga Beogradi, transmeton Telegrafi.

Me rritjen e nivelit të arsimit, rritet edhe numri i të anketuarve që ndajnë këtë pikëpamje.

Sipas hulumtimit, një e katërta e të anketuarve mendon se qeveria nuk do ta njohë Kosovën

Sa i përket referendumit, janë kryesisht burrat që do të votonin kundër pavarësisë së Kosovës, si të anketuarit e rinj ashtu edhe ata më të vjetër. Krahasuar me sondazhet në referendum.

Në opinion shpesh është aktuale tema për qëndrimin e qytetarëve ndaj Kosovës, kështu që 39 për qind e tyre mendojnë se Kosova është e humbur, dhe gati gjysma, 46 për qind mendojnë të kundërtën.

Më tej në hulumtim thuhet se, qëndrimi se Kosova është e humbur është më i theksuar në mesin e grave, të anketuarit e moshës 30-59 vjeç, me nivelin më të lartë të arsimit, nga qytete dhe Vojvodina. Sa i përket hulumtimeve të mëparshme, ekziston një trend i lehtë në rënie në përgjigjen që Kosova është e humbur.

Në të njëjtën kohë, rreth 45 për qind e të anketuarve besojnë se nuk është e mundur që Serbia të rimarrë kontrollin e plotë dhe sovranitetin mbi Kosovën. Ndërsa pak më shumë se një e treta, 38 për qind, mendojnë se është e mundur.

Pak më shumë se një e katërta, 26 për qind e të anketuarve, besojnë se Qeveria aktuale në Serbi do ta njohë Kosovën, pak më shumë se gjysma, 52 për qind, mendojnë kjo Qeveri nuk do ta bëjë këtë, ndërsa 22 për qind nuk dinë se si të deklarohen për këtë çështje.

Siç pritej, mendimi se kjo qeveri nuk do ta njohë Kosovën mbahet kryesisht nga të anketuarit më të vjetër se 60 vjeç, në të gjitha rajonet përveç Vojvodinës. Ndërsa me rritjen e nivelit të arsimit, po zvogëlohet edhe numri i të anketuarve që besojnë se kjo qeveri nuk do ta njohë Kosovën.

Më shumë se gjysma, 54 për qind e tyre, thonë se nuk do të mbështesnin planin e Presidentit Aleksandar Vuçiq, që do të sillte pavarësinë e Kosovës dhe një shtet të qëndrueshëm dhe një standard më të mirë për qytetarët serbë, kurse 21 për qind do të mbështesnin këtë plan.

Kur bëhet fjalë për marrëveshje, rreth 68 për qind e të anketuarve mbështesin vendosjen e paqes së qëndrueshme me shqiptarët në Kosovë, 12 për qind janë kundër dhe një e pesta nuk e dinë përgjigjen.

Zëvendësdrejtoresha e Programit të Institutit për Çështjet Evropiane, Aleksandra Stankoviq, thekson se në krahasuar me hulumtimin e mëparshëm, ekziston një trend i lehtë në rënie i numrit të anketuarve që nuk do të mbështesnin pavarësinë e Kosovës për shkak të hyrjes më të shpejtë të Serbisë në BE, transmeton Telegrafi.

“Por, në të njëjtën kohë, 54 për qind e tyre thanë se nuk do ta përkrahnin planin e Presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili do të njihte pavarësinë e Kosovës, që do të thotë sapo të përmendet BE-ja, numri i qytetarëve që janë kundër rritet, ndonjëherë nga madje 20 për qind. Ju mund të shihni mospëlqimin jashtëzakonisht të fortë të BE-së, e cila është pasojë e anti-fushatës në media të caktuara”,  tha Stankoviq.

Por kur bëhet fjalë, për shembull, që qytetarët të dalin në referendum, përqindjet e mbështetjes bien.

“Ajo që është inkurajuese, pothuajse 70% e tyre e kuptojnë se është e nevojshme të arrihet paqe e qëndrueshme me shqiptarët. Ne nuk hymë në atë që nevojitet për atë paqe të qëndrueshme, por vetë fakti që përqindja është e lartë është inkurajuese”, tha Stankoviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori