LAJMI I FUNDIT:

Tentuan të kryenin vrasje në Kaçanik, aktakuzë ndaj katër personave

Tentuan të kryenin vrasje në Kaçanik, aktakuzë ndaj katër personave
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër (4) personave me inicialet (F.L) komuna Kaçanik, (A.S.), Hani i Elezit dhe (K. Ç., F.T.), nga komuna Kaçanik.

Në njoftimin për media thuhet se sipas aktakuzës së Prokurorisë, me datë 07 Mars 2021, rreth orës 20:10, në fshatin Rekë, komuna Kaçanik, i pandehuri F.L., me dashje ka tentuar që t’i privoj nga jeta të dëmtuarin F dhe L.T., ku me pushkë automatike AK 47, shtie në drejtim të veturës së të dëmtuarit, me çka ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së , “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së dhe veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 paragrafi 1 të KPRK-së.

“Ndërsa, i pandehuri A.S., me dashje ka ndihmuar të pandehurin F.L në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë, me çka ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe 33 të KPRK-së.


I pandehuri K. Ç., me datë, kohë dhe vend të njëjtë, ka qenë në dijeni për përgatitjen e kryerjes së veprës penale, por nuk e lajmëron këtë fakt në kohën kur kryerja e veprës penale ende ka mundur të evitohet, me çka ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale” nga neni 377 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nën paragrafi 2.2 të KPRK-së.

Kurse, i pandehuri F.T., me datë 07 Mars 2021, rreth orës 20:10, me dashje ka tentuar që ti privoj nga jeta të dëmtuarit F.L., A.S., dhe K. Ç., ku i njëjti del nga vetura dhe fillon të shtie në drejtim të tyre me armë zjarri-revole të markës CZ, me ç’rast godet të dëmtuarin K. Ç., duke i shkaktuar lëndime trupore, me çka ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Të pandehurit me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj gjenden nën masën e paraburgimit.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Ferizaj, që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat i’u vihen në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori