LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Kasapolli: Po bëjmë çdo gjë që është e mundur në këto momente të vështira

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Kasapolli: Po bëjmë çdo gjë që është e mundur në këto momente të vështira

Një autobus me targat e Kosovës ka dal jashtë rrugës në afërsi të Slavonski Brod, me ç’rast kanë vdekur dhjetë persona.

Gëzim Kasapolli, ambasadori i Kosovës në Kroaci, ka folur pas aksidentit tragjik që la të vdekur njërin prej dy shoferëve të autobusit si dhe nëntë pasagjerë.

Ministri kroat i shëndetësisë: 15 persona në gjendje të rëndë, mesin e tyre edhe një e mitur
Lexo po ashtu Ministri kroat i shëndetësisë: 15 persona në gjendje të rëndë, mesin e tyre edhe një e mitur

Ai ka thënë se ambasada po bënë çdo gjë në bashkëpunim me autoritetet kroate dhe kosovare që të tejkalohet situata e vështirë, transmeton Telegrafi.

“Për fat të keq jemi në vendin ku kemi pas një fatkeqësi. Unë do doja ta falënderoj qeverinë kroate dhe të gjithë që na kanë ndihmuar në këto momente të vështira. Dua tu shpreh ngushllime familjeve të viktimave dhe të kenë mirëkuptim për ne dhe se po bëjmë çdo gjë me institucionet këtu dhe në Kosovë. Ne do të jemi me ata në këtë kohë të vështirë”, tha fillimisht Kasapolli.

Flasin nga kompania autobusi i së cilës u aksidentua në Kroaci: Jemi të shqetësuar, po presim raportin e policisë për shkaqet e aksidentit
Lexo po ashtu Flasin nga kompania autobusi i së cilës u aksidentua në Kroaci: Jemi të shqetësuar, po presim raportin e policisë për shkaqet e aksidentit

Ai më tutje konfirmoi se autobusi ishte i linjës Prishtinë-Farnkfurt, “Ata ishin bashkëkombësit tanë që jetojnë në Gjermani dhe po shkonin për pushime në Kosovë. Kompania që po bartte pasagjerët ishte nga Gjakova dhe po shkonte nga Gjermania në Kosovë”.

Ndërkohë ministri kroat i shëndetësisë, Vili Berosh ka deklaurar se në spitalin rajonal të Slavonski Brod janë pranuar rreth 45 të lënduar, ku 15 prej tyre janë në gjendje të rëndë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici

Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici

Lajme
Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Lajme
Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Lajme
Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Lajme
“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

Lajme
Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Lajme
Kalo në kategori