LAJMI I FUNDIT:

Aleati i Trumpit, Tom Barrack paguan kaucionin prej 250 milionë dollarësh për t’u mbrojtur në liri

Aleati i Trumpit, Tom Barrack paguan kaucionin prej 250 milionë dollarësh për t’u mbrojtur në liri

Një gjykatës federal të premten urdhëroi Tom Barrack, një bashkëpunëtor i vjetër i ish-presidentit amerikan, Donald Trump i cili u akuzua në fillim të kësaj jave për lobim të paligjshëm për vendet e huaja, u lirua nga burgu në pritje të gjyqit.

Por, deri tek lirimi kanë qenë disa kushte duke përfshirë një kaucion prej 250 milionë dollarësh, raporton cnn.

Gjykatësi gjithashtu urdhëroi Barrackun të vendoste një byzylyk në këmbë për monitorimin e vendndodhjes, e ndaloi atë nga transferimi i ndonjë fondi jashtë shtetit dhe kufizoi udhëtimin e tij në pjesë të Kalifornisë Jugore dhe New Yorkut. Ai do të jetë në arrest shtëpiak.


Ai duhet të paraqitet në gjykatën federale në Brooklyn të hënën, ku do të gjykohet. Një zëdhënës ka thënë se ai synon të deklarohet i pafajshëm.

Barrack dhe i bashkëpandehuri Matthew Grimes u liruan nga paraburgimi në orët e vona të së premtes.

Ndryshe, Barrack u arrestua të martën në Los Angeles, ku kishte një paraqitje fillestare përpara gjyqtares amerikane, Patricia Donahue. Ai kishte qenë në paraburgim që nga ajo kohë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Trupat ruse dhe koreano-veriore po vazhdojnë sulmet në Kursk – por po pësojnë humbje

Trupat ruse dhe koreano-veriore po vazhdojnë sulmet në Kursk – por po pësojnë humbje

Evropa
Dy të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Gjermani

Dy të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Gjermani

Evropa
Dronët ukrainas shënjestrojnë tanket dhe autoblindat ruse

Dronët ukrainas shënjestrojnë tanket dhe autoblindat ruse

Evropa
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Kalo në kategori