Legjenda e Liverpoolit e cilëson Sanchon si sulmuesin anësor më të mirë në botë
Anglezi Jadon Sancho është quajtur si anësori sulmues më i mirë në futbollin botëror, pasi më në fund nënshkroi një transferim te Manchester Unitedi.
United njoftoi nënshkrimin e Sancho nga Borussia Dortmund të premten pasdite pas një saga të gjatë transferimi.
21-vjeçari kushtoi 73 milionë funte apo 85 milionë euro dhe legjenda gjermane e Liverpoolit, Dietmar Hamann beson se ai Unitedi e ka blerë sulmuesin anësor më të mirë në futbollin botëror.
“Është një sezon i madh për Ole Gunnar Solskjaer dhe Manchester United gjithashtu dhe unë pres që Jadon Sancho të jetë një yll në Old Trafford”, ka thënë fillimisht Hamann për Racing Post.
“Unë kam parë rrallë një sulmues anësor që mund të driblojë kundërshtarin e tij aq lehtë, ai lëviz shpatullën dhe thjesht kalon mbrojtësit”.
“Sancho mund të shkëlqej si Marcus Rashford dhe Paul Pogba gjithashtu në United”.
🔴⚪⚫ Our colours spark confidence.
🏙️ It's #TheMancunianWay.#MUFC @adidasfootball
— Manchester United (@ManUtd) July 23, 2021
“Duke e parë atë në Bundesliga, ai i bën lojtarët e tjerë më të mirë, duke krijuar shanse dhe duke tërhequr mbrojtësit nga pozicioni, dhe ne pamë paraqitje të shkurtër të kësaj në fitoren çerekfinale të Anglisë kundër Ukrainës në Euro 2020”.
“Unë isha i befasuar që ai ishte periferik në këtë turne, ai do të ishte zgjedhja ime e parë si menaxher”.
“Sipas mendimit tim, Sancho, jo vetëm që është anësori më i mirë i Anglisë, por ai është anësori më i mirë në futbollin botëror dhe tifozët e Unitedit duhet të jenë shumë të ngazëllyer për kthimin e tij në Mançester”, përfundoi gjermani.
Sancho u bashkua me Dortmundin nga rivalët e hidhur të Unitedit, Manchester City, si një 17-vjeçar në vitin 2017, pasi ishte i zhgënjyer nga mungesa e kohës së lojës në Etihad dhe pastaj shkëlqeu te klubi nga Bundesliga.
Ai shënoi 50 gola dhe regjistroi 64 asistime në 137 paraqitjet e tij për Dortmund, duke i ndihmuar ata që të fitojnë DFB-Pokal sezonin e kaluar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit