LAJMI I FUNDIT:

Interi po punon që të ulë shpenzimet në paga – deri më tani ia ka dal shumë mirë

Interi po punon që të ulë shpenzimet në paga – deri më tani ia ka dal shumë mirë
(Foto: Twitter/Inter)

Drejtori i Interit, Alessandro Antonello ka thënë se ai dëshironte të ulte koston e skuadrës me 15-20 për qind, por kjo mund të mos jetë edhe aq e vështirë sa duket.

Nerazzurrët shitën Achraf Hakimin te Paris Saint-Germain për 70 milionë euro dhe shumë të tjerë mund të largohen, pasi fituesit e Scudettos synojnë të ekuilibrojnë librat e tyre.


Antonello dhe drejtori tjetër Beppe Marotta shumë kanë folur për kostot e pagave në klub dhe kjo mund të bëjë që disa lojtarë të tjerë të largohen.

Romelu Lukaku dhe Christian Eriksen janë fituesit më të mirë në skuadër me 7,5 milionë euro në sezon, pasuar nga Alexis Sanchez me 7 milionë euro, Arturo Vidal 6,5 milionë euro, Hakan Calhanoglu dhe Ivan Perisic me nga 5 milionë euro.

Klubi tahsmë ka liruar 24 milionë euro paga pasi ka shitur Hakimin (5 milionë euro), Antonio Candreva (3 milionë euro), Ashley Young (3 milionë euro), Matteo Politano (1,6 milion euro), Dalbert (1,2 milion euro), Daniele Padelli (0,5 milion euro), Sebastiano Esposito (0,1 milion ) dhe Zinho Vanheusden (0,1 milion).

Radja Nainggolan (4.5 milionë euro) dhe Valentino Lazaro (1.5 milion euro) janë në negociata me Cagliarin dhe Benfican.

Vidal është në treg, por është raportuar se ai mund të përfundojë kontratën e tij me pëlqimin e ndërsjellë, që do t’i kursejë klubit 6.5 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori