LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë pranon gabimin: Jo 19 mijë, por 9,608 doza të vaksinës janë dhënë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë pranon gabimin: Jo 19 mijë, por 9,608 doza të vaksinës janë dhënë në 24 orët e fundit
Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë, përmes një sqarimi, ka kërkuar ndjesë publikut për një lëshim teknik të bërë gjatë ditës së sotme me rastin e komunikimit të shifrave zyrtare rreth numrit të dozave të vaksinave kundër COVID-19, të administruara në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në raportin e sotëm, janë llogaritur shifrat e dy ditëve të fundit, andaj rrjedhimisht edhe numri i dozave të administruara në raport ka rezultuar të prezantohet më i lartë.


“Duke kërkuar mirëkuptim dhe shprehur falënderim për kujdesin e treguar nga publiku dhe bashkëpunimin në evitimin e lëshimeve të tilla, ju lusim të gjeni raportin e korrektuar me të dhënat nga vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë”, thuhet në sqarimin e MSH, transmeton Telegrafi.

Mbi 19 mijë doza të vaksinës kundër coronavirusit u dhanë në 24 orët e fundit në Kosovë
Lexo po ashtu Mbi 19 mijë doza të vaksinës kundër coronavirusit u dhanë në 24 orët e fundit në Kosovë

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 9,608 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343,333 doza të vaksinës.  Deri më sot 102.210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2,267 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.582.

Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 126.

Vaksinimi i qytetarëve po bëhet me dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe Astra Zeneca.

Thirrje për vaksinim ka bërë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK).

IKSHPK përmes një komunikate për media ka thënë se nuk duhet lejuar mbyllja e të gjithëve nga pakujdesia e disave, transmeton Telegrafi.

“Vaksinohuni, kudo që vëreni persona që nuk janë vaksinuar, këshilloni që të vaksinohen për të ruajtur shëndetin e tyre, dhe të afërmeve të tyre. Ju lutemi për kujdes të shtuar, virusi është kudo, virusi vret”, thotë njoftimi.

Terminin për ta marrë vaksinën mund ta bëni KËTU/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori