Trend i çuditshëm në Kinë dhe Japoni: Maska që mbrojnë lëkurën e fytyrës dhe kokës nga dielli
Ndërsa disa ende përdorin vetëm kremra për të mbrojtur lëkurën e tyre, një trend i çuditshëm po bëhet gjithnjë e më popullor në Kinë dhe Japoni – të veshur me maska Facekini që mbulojnë plotësisht gjithçka përveç syve, hundës dhe gojës.
Megjithëse është projektuar dhe prezantuar në vitin 2004, Facekini ka fituar popullaritet vetëm në Kinë dhe Japoni vitet e fundit. Është shpikur nga Zhang Shifan, i cili ka punuar si llogaritar në Kinë në fillimin e viteve 2000.
Shifan vendosi të linte punën e saj dhe të siguronte jetesën nga shitja e kësaj maske të çuditshme për shkak të shitjeve të saj të mëdha. Detyra e kësaj maske është mbrojtja nga dielli, insektet dhe kandil deti, thuhet në përshkrimin e artikullit në platformat e shitjes.
Fakti që disa kopje janë në dispozicion në Amazon, E-Bay dhe platforma të ngjashme gjithashtu flet se sa popullore është maska.
Çmimi më i ulët është nga dy në katër dollarë, ndërsa modelet me cilësi pak më të lartë kushtojnë nga 16 në 24 dollarë. Maskat mund të porositen në faqen zyrtare të Facekini, ku ato janë të disponueshme në ngjyra dhe madhësi të ndryshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ligji i parë global për Inteligjencën Artificiale – çfarë synon me këtë hap inovativ Bashkimi Evropian?
Shkarkoni iOS 17.5.1 tani për të rregulluar problemin e rishfaqjes së fotove të fshira
Doku.Tech zbulon edhe emrat e tre folësve të tjerë të këtij edicioni
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251