LAJMI I FUNDIT:

Paraqitja e Rey Manajt me Barcelonën dhe tre golat e tij kanë rritur interesimin e klubeve për shqiptarin

Paraqitja e Rey Manajt me Barcelonën dhe tre golat e tij kanë rritur interesimin e klubeve për shqiptarin

Rey Manaj është i lidhur shumë me një largim nga Barcelona këtë verë dhe ka zëra që ai mund të lëvizë për në Portugali.

Bisedimet me klubin portugez Famalicao janë me sa duket në një fazë të përparuar dhe Barcelona shpreson të arrijë një marrëveshje sa më shpejt, që të sjellë fonde që janë shumë të nevojshme për klubin.


Manaj luajti shanset e tij të mërkurën, ku shënoi het-trik në miqësoren e parë para-sezonale të Barcelonës kundër Nastic de Tarragona, ku një paraqitje e tillë ka tërhequr shumë vëmendje nga klubet në të gjithë Evropën.

Skuadra nga “Camp Nou” nënshkroi sulmuesin shqiptar nga Albacete në janar 2020 për rreth 700,000 euro, me dy milionë euro të tjera shtesë.

Kontrata e tij zgjat deri në vitin 2023 dhe ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro.

Ai me Barcelonën B kanë qenë mbresëlënës dhe e përfundoi sezonin si shënuesi më i mirë vitin e kaluar me 14 gola.

Performancat si ajo e së mërkurës do të bëjnë që Manaj të paraqitet ndoshta në ekipin e parë, por klubi tashmë po kërkonte ta transferojë.

24-vjeçari e filloi karrierën e tij në Sampdoria para se të transferohej në Cremonese.

Ai më pas u transferua në Inter dhe u huazua te Pescara dhe Pisa.

Ai u bashkua me Granada në sezonin 2017/18 dhe më pas u bashkua me Albacete para se të nënshkruante për klubin katalanas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori