Autoritetet shqiptare njoftuan sot për kapjen e një grupi të organizuar që kishte ngritur një skemë mashtrimi me pagesat elektronike duke përfituar rreth 4 milionë euro në dy vite.
Përmes një deklarate për shtyp Prokuroria dhe Policia e Shtetit thanë se u arrestuan katër persona – dy prej të cilëve me origjinë afrikane, por që jetonin në Shqipëri – dhe janë shpallur në kërkim tetë të tjerë.
Donald Anu, 34 vjeç, nga Kameruni, (njohur edhe si Ugochukwu Emmanuel Emereibenu);
Marie Goufan, 31 vjeçe, nga Kameruni, banuese në Tiranë;
Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë;
Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.
Kompanitë që janë vërtetuar se kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi kanë qenë nga nëntë shtete të ndryshme ku bien në sy vende si Anglia, Zvicra, Belgjika, Turqia dhe SHBA.
Grupi dyshohet se përmes mënyrës së ashtuquajtur “fishing” (peshkim) ka marrë të dhënat e komunikimeve me email të kompanive të ndryshme ku ka identifikuar në to të dhëna për pagaesa tregtare.
Më pas duke riprodhuar mesazhet e kompanive grupi u drejtohej klientëve me një kërkesë të re për të kaluar pagesat në llogari tjetër që kontrollohej prej tyre.
“Pasi vlerat monetare transferoheshin në llogaritë që këta shtetas kishin çelur ato tërhiqeshin dhe dërgoheshin në shtete të tjera,” – u tha nga policia teksa në total janë verifikuar të paktën 17 subjekte të tilla.
Hetimet për këtë grup nisën që në vitin 2020. Policia ka mundur t’u bllokojë të arrestuarve 1 makinë, 5 kompjutera (3 laptopë, 2 tableta), 11 telefona, 20 karta telefonash SIM, 8 karta krediti, 9 karta memorie dhe një seri dokumentesh, që ndërlidhin grupin me aktivitetin në fjalë./Euronews Albania
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'