LAJMI I FUNDIT:

Ishte infektuar me COVID-19, burri në Malajzi u ‘maskua si gruaja e tij’ për të hipur në aeroplan

Ishte infektuar me COVID-19, burri në Malajzi u ‘maskua si gruaja e tij’ për të hipur në aeroplan

Një burrë indonezian me coronavirus ka hipur në një aeroplan i maskuar si gruaja e tij, i veshur me një nikab që i mbulon fytyrën dhe mbante letërnjoftim të rremë dhe një rezultat negativ të testit PCR.

Por siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kjo “fshehje” e tij nuk zgjati shumë.


Policia thotë se një stjuardesë në bordin e një aeroplani Citilink që udhëtonte nga Xhakarta për në Ternate në provincën Maluku të Veriut të dielën, vuri re burrin që ndërronte rrobat në tualet.

“Ai bleu biletën e aeroplanit me emrin e gruas së tij dhe solli kartën e identitetit, rezultatin e provës PCR dhe kartën e vaksinimit me emrin e gruas së tij. Të gjitha dokumentet janë nën emrin e gruas së tij”, ka thënë shefja e policisë së Ternate, Aditya Laksimada, pasi arrestoi burrin.

Ai u identifikua vetëm nga inicialet e tij.

Pas kësaj, policia e çoi atë për një test për COVID-19, i cili doli pozitiv.

Burri aktualisht është vetë-izoluar në shtëpi dhe policia tha se hetimi do të vazhdojë.

Ndryshe Indonezia është “nën kthetrat” e rritjes më të keqe të rasteve me coronavirus në Azi me 33,772 raste të reja të konfirmuara dhe 1,383 vdekje në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara është 2.9 milionë me 77,583 viktima.

Ndërkohë kufizimet në udhëtimet jo-thelbësore, duke përfshirë një test të detyrueshëm negativ të coronavirusit dhe tubimet publike janë ashpërsuar gjatë festës së Kurban Bajramit këtë javë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

Interesante
Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Interesante
Kalo në kategori