LAJMI I FUNDIT:

Tenderët për Sistemin Informativ Shëndetësor përplasin deputetin Shkreta dhe Haxhiu

Tenderët për Sistemin Informativ Shëndetësor përplasin deputetin Shkreta dhe Haxhiu

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar me replika dhe kundër-replika edhe në mes të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Shkreta në fjalën e tij akuzoi PDK-në se si pasojë e udhëheqjes së tyre me sektorin e shëndetësisë qytetarët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore.


“Arsyeja pse qytetarët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore është sepse nuk ka pasur implementim të sistemit shëndetësor për shkak se partia që ka qenë në pushtet në atë kohë ka qenë pjesë e këtyre aferave korruptive…”, tha ai.

Ndaj kësaj deklarate reagoi deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu i cili tha se nëse e di kush ka kryer afera korruptive le t’i tregoj emrat.

“PDK ka udhëhequr me shëndetësinë në dy vite 2017-2019 ministri që ka kërkuar auditimin e SISH-it ka qenë Uran Ismajli, raporti e audimit e kemi votuar në Kuvend dhe nëse dinë zotëri Mirsad se është dikush me emër apo mbiemër i akuzuar për SISH-in urdhëro thuaje me emër dhe mbiemër mos u frikëso mos përgjithëso edhe ne kemi dëshirë me ditë por nëse thua që ky projekt 20 milionësh është keqpërdorur dhe ka përfunduar në prokurori ju lutemi votoni edhe 12 milionë tjera blanko se këto tjera nuk kanë me u keqpërdorur cila logjika”, tha Haxhiu.

Në kundër replikën e tij, deputeti nga LVV- tha se nga tenderët për realizimin e Sistemit Informativ Shëndetësor (SISh) kanë përfituar familjarët e ish kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe familjarët e anëtarëve të kryesisë së këtij subjekti politik.

“Emri dhe mbiemri është partia në pushtet që ka qenë në kohën kur kanë ndodhur keqpërdorimet dhe nuk përzihem në çështjet e prokurorisë, por një gjë mund ta bëjë publike në mes të Kuvendit që tenderët për realizimin e Sistemit Informativ Shëndetësor i kanë marr familjarët e ish kryetarit tuaj dhe anëtarëve të kryesisë të Partisë Demokratike të Kosovës kështu që më qartë se kaq dhe më drejtë se kaq nuk ka”, tha ai. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Lajme
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Lajme
Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Lajme
Kalo në kategori