LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Themelore i cakton masën e paraburgimit prej 40 ditësh Fjolla Morinës

Gjykata Themelore i cakton masën e paraburgimit prej 40 ditësh Fjolla Morinës
Foto: Fjolla Morina/Instagram

Këngëtares shqiptare, Fjolla Morina, i është caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh, pas arrestimit të saj mëngjesin e së martës në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda përmes një komunikate ka bërë të ditur se i ka caktuar këtë masë paraburgimi, e cila do të llogaritet që nga dita kur ajo u arrestua, pra 19 korrik.


Ky është njoftimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me rastin:

“Është caktuar masa e paraburgimit kundër të pandehures F.M. për dy vepra penale

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit (për ekstradim) kundër të pandehurës F.M., për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se e njëjta e ka kryer veprën penale Trafikim me armë nga neni 278 par.2 të KPRSH (Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse nga neni 364 të KPRK) dhe Arratisja nga vendi i paraburgimit nga neni 323 të KPRSH (Arratisja e personit të privuar nga liria nga neni 397 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës F.M. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtës i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 (dyzetë) ditësh, pasi që gjyqtari i procedurës paraprake paraprake ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara në nenin 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pikat 1.2.1 të KPPK-ës, sepse po të gjendej e kërkuara në liri të do të arratisej dhe do te pengonte zhvillimin e procedurës së ekstradimit, po ashtu po të gjendej e pandehura në liri, e njëjta mund të largohet nga vendbanimi i saj dhe do të jetë e pa arritshme nga organet e ndjekjes, për shkak se nga Interpoli është lëshuar Urdhër arrest Ndërkombëtar për arrestimin e personit F.M., me kërkesë për ekstradimin e saj autoriteteve të Shqipërisë.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori