LAJMI I FUNDIT:

Mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, Hamza: Derisa nuk ndryshon qasja e partisë në pushtet, PDK nuk mund t’i përkrahë

Mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, Hamza: Derisa nuk ndryshon qasja e partisë në pushtet, PDK nuk mund t’i përkrahë
Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës në mungesë të kuorumit, për të dytën herë ka dështuar t’i votoj disa nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Sipas nënkryetarit i Kuvendit dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza deri sa nuk ndryshon qasja e partisë në pushtet, PDK nuk mundet t’i përkrah votimin e këtyre marrëveshjeve.


“Duke i parë ambiciet e qeverisë aktuale në pushtet që brenda një viti 2021 të rrisë borxhin publik për gjysmë miliardi euro. Kjo tregon se po futemi në një situatë ku do t’i ngarkojmë gjeneratat e reja me këto obligime pa asnjë sqarim të nevojshëm. Për këtë qëllim, Kushtetuta dhe Ligji për Borxhin Publik e ka paraparë që marrëveshjet ndërkombëtare financiare t’i kenë dy të tretat e votave në Kuvend. Ne si grup opozitar kemi kërkuar dhe po insistojmë të kërkojmë më shumë transparencë, më shumë detaje e më shumë llogaridhënie dhe më shumë përgjegjësi rreth për ngarkimin e gjeneratave të reja me borxh publik”, tha Hamza.

Kuvendi i Kosovës nuk ka kuorum për Marrëveshjen me Bankën Evropiane për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10
Lexo po ashtu Kuvendi i Kosovës nuk ka kuorum për Marrëveshjen me Bankën Evropiane për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10

“Deri sa nuk ndryshon kjo gjendje edhe ky pozicion i partive në pushtet, grupi parlamentar i PDK-së sigurisht që nuk mundet t’i përkrah. Ne kemi të drejtë si opozitë të kërkojmë sqarimet e nevojshme të secilës marrëveshje. Nëse rritet borxhi publik brenda një viti për 500 milionë euro, atëherë çfarë ndodh pas tri apo katër viteve”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Instituti Demokratik i Kosovës i ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë katër marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk arritën të miratohen në seancat e kaluara në mungesë të kuorumit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori