LAJMI I FUNDIT:

Capital T sqaron se pse kryqi i Kishës së Shkodrës u largua nga klipi i tij: Nuk kam dorë në këtë gabim

Capital T sqaron se pse kryqi i Kishës së Shkodrës u largua nga klipi i tij: Nuk kam dorë në këtë gabim

Reperi i njohur shqiptar, Cpaital T, për verës solli për fansat e tij një këngë të re shumë verore.

“Buzëqeshje” titullohet projekti muzikor i reperit, i cili është vizualizuar edhe me një klip shumë interesant, pjesë e të cilit është bukuroshja Nevina Shtylla.


Teksa klipi vë në pah bukuritë e shumta të qytetit të Shkodrës, një detaj i vogël, mori vëmendjen e shumë fansave.

Bëhet fjalë për kryqin e Kishës së Madhe të Shkodrës, i cili me anë të efekteve vizuale në klip, është bërë “i padukshëm”.

Kjo ka bërë që shumë fansa të fesë katolike të ndjehen të fyer dhe të kërkojnë llogaridhënie nga reperi se pse veproi në këtë mënyrë.

Foto: Capital T/YouTube

Dhe në orët e vona të së martës, Kapo bëri një sqarim përmes rrjetit social Instagram, duke shkruar se ka qenë një keqkuptim dhe se ai dhe produksioni po punojnë fort për ta përmirësuar atë.

“Sqarim: Nëse unë e kam një qëndrim do e kisha mbajtur, s’jam nga ata që tërhiqem por kam qenë promovues i qyteteve objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt Shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiruar nëpër kisha. Por gabimet ndodhin dhe unë s’jam kameraman as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”, ka shkruar në InstaStory reperi, emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi.

Foto: Capital T/InstaStory

E për ta dëshmuar që ai ka promovuar edhe më parë kisha në klipet e tij, Kapo e shoqëroi sqarimin me një fotografi nga klipi i tij i vitit 2015, “Hitman”, një pjesë e të cilit është xhiruar në ambientet e brendshme të një kishe.

Klipi “Buzëqeshje” i reperit është xhiruar dhe realizuar nga produksioni kosovar, Imagine Films. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori