LAJMI I FUNDIT:

Besa Famgas sërish me Borcin e Banjallukës

Besa Famgas sërish me Borcin e Banjallukës
(Foto: kosovahandball.info)

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, do të ketë punë të vështirë në raundin e dytë të Kupës Evropiane.

Besa është skuadra e vetme që nis garimin në raundin e dytë të Kupës Evropiane (meshkujt).


Besa do të takohet me Borcin e Banjallukës, skuadrën nga Bosnjë-Hercegovina. Kështu është vendosur me shortin e tërhequr të martën në Vjenë.

Besa e Borci ishin takuar edhe edicionin e kaluar. Ishin luajtur dy ndeshje shumë të forta. Ndonëse kishte fituar në Pejë, Besa nuk avancoi tutje, pasi humbi me një gol më shumë në Banjallukë. Ndeshja ishte dramatike dhe u vendos në aksionet e fundit.

Ndeshjet e raundit të dytë të EHF European Cup për meshkuj luhen më 16/17 dhe 23/24 tetor. Borci është vendas në ndeshjen e parë, ndërsa ndeshja e dytë luhet në Pejë.

Kampionia jonë natyrisht do ta kërkojë revanshin.

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori