Nga: Eduardo Galeano
Përktheu: Bajram Karabolli
Një antropolog, për të provuar disa fëmijë të një fisi afrikan, bëri këtë lojë: vendosi një shportë plot me fruta të shijshëm pranë trungut të një peme dhe u tha:
– Fëmija i parë që arrin pemën dhe prek shportën do t’i fitojë për vete të gjitha frutat.
Antropologu u dha sinjalin e fillimit të lojës, duke menduar se secili nga fëmijët do të vraponte për të marrë frutat për vete, por u befasua kur pa se të gjithë fëmijët nisën të ecnin së bashku, dorë për dore, derisa arritën te pema … Pastaj, të gjithë së bashku, morën shportën dhe i ndanë frutat.
Kur i pyeti pse e bënë këtë, ndërkohë që secili prej tyre mund të kishte marrë shportën e frutave për vete dhe për familjen e tij, fëmijët, të gjithë me një zë, u përgjigjën:
– Ubuntu.
Antropologu, tejet kureshtar, pyet të rriturit e fisit se ç’do të thoshte “Ubuntu”. Ata ia shpjeguan dhe e sqaruan se kuptimi i kësaj fjale ishte: “Unë jam sepse jemi të gjithë …”
Pra, prindërit dhe gjyshërit e atij fisi u ngjiznin fëmijëve, në mendje dhe në shpirt, pyetjen: Si mund të jetë i lumtur vetëm njëri prej nesh, ndërsa të gjithë të tjerët janë në mjerim?
Ky fis “i pashkolluar” njihte të fshehtën e bashkëpunimit dhe solidaritetit, gjë që sot nuk ekziston më në të gjitha shoqëritë që e “kanë kapërcyer” atë etapë “prapambetjeje” dhe që e konsiderojnë veten shoqëri “të civilizuara”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?